RIO GRANDE-  Të paktën 245 përsona kanë gjetur vdekjen në një klub nate në Brazil, pas një zjarri të rënë në ndërtesë në orët para të mëngjesit të sotëm. Shifrat fillestare tregonin për 90 persona të zhdukur nga flakët.

Sipas zëdhënësit një kamion që mbante trupat e 70 të vdekurve ka arritur në qendrën komunale Sporteve, e cila po përdorët si një morg i improvizuar.

"Shkaku kryesor i vdekjeve është asfiksia'', deklaroi shefja e zjarrfikësve, Silvia Fucks. Sipas zyrtarëve zjarri shpërtheu në nje klub në qytetin e Santa Maria, 550 km nga Porto Alegre, në jug të Brazilit, gjatë kohës që një grup muzikor po performonte Live. Sipas dëshmitarëve, zjarri filloi rreth orës 02:00, kur një këngëtar bëri një numër të vogël piroteknik.

Roja e sigurisë se lokalit të natës , Rodrigo Moura, ka theksuar se diskoja ishte e tejmbushur. Ai tha se pjesëmarrësit kanë shkelur njëri tjetrin në tentative për të shpëtuar.

Santa Maria, i cili ndodhët në pjesën jugore të Brazilit pranë kufijve me Argjentinën dhe Uruguain, është një qytet i madh universitar me një popullsi prej rreth çerek milionë banorë. Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në Rusi dhe SHBA. Një zjarr në një klub nate në Perm të Rusisë, i cili shpërtheu në dhjetor të vitit 2009, vrau po ashtu 152 persona. Një tjeter zjarr në vitin 2003 ne SHBA u mori jetën 100 përsonave në një klub natë.
(sg/shqiptarja.com)