TURQI - Një anije e cila po transportonte emigrantë është përmbytur në brigjet perëndimore të Turqisë, duke shkaktuar kështu vdekjen e rreth 58 personave.
Mësohet se 45 prej tyre shpëtuan pasi i nxorri deti në breg ndërsa pjesa tjetër, përfshirë gra dhe fëmijë ndodheshin poshtë kuvertës, raportuan mediat turke.
Sipas burimeve të deri tanishme, anija e peshkimit transportonte për në Evropë shtetas kryesisht nga Iraku dhe Siria.
Ishujt grek në detin Egje janë një destinacion i shpeshtë për emigrantët, të cilët paguajnë kontrabandistët për ti marrë ato nga Turqia.
Sipas burimeve jo zyrtare, grupi i emigrantëve po qëndronte në hotele të zonës dhe po planifikonte të shkonte në drejtim të Britanisë së Madhe.
Anija e Peshkimit u përmbyt pasi goditi shkëmbinjtë rreth orës 05:30 të orës lokale në afërsi të bregut pranë fshatit Ahmetbeyli të krahinës së Izmirit.
Një pjesë e emigrantëve mundën të notonin deri në breg pasi ishin vetëm 50 metra larg tij.
Pas dhënies së alarmit, zhytës dhe roje bregdetare u përpoqën të shpëtonin disa prej personave të cilët ishin ende në bord të anijes, gjithsesi mediat turke raportojnë se numri I të vdekurve pritet të rritet.
Ndërkohë, dy turq janë arrestuar pasi dyshohen se janë përpjekur të kontrabandonin emigrantët drejt ishujve grek.
Aktualisht Turqia është kthyer në shtëpinë e më shumë se 80,000 mijë refugjatë nga Siria, por edhe përpara fillimit të konfliktit, ajo është parë si destinacioni kryesor për Afrikanët dhe aziatikët të cilët kërkojnë të futën në vendet e Bashkimit Evropian.
(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com