Tragjedi në Durrës.Tre fëmijë 3-vjeçarë kanë humbur jetën pasditen e së mërkurës pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
 
Fëmijët ishin duke luajtur me një shkrepëse teksa ndodheshin të vetëm në banesë, duke i vënë flakën kolltukut.
 
Nëna e trinjakëve kishte shkuar për pak çaste tek prindërit e saj, ndërsa babai ishte në punë.
 
Përpjekjet e fqinjëve për të shpëtuar të vegjlit kanë qenë të kota.

Fëmijët vetëm, nëna mbylli derën dhe iku te prindërit
Babai Gëzim Konçi nuk ka qenë në banesë, po ashtu edhe nëna e trinjakëve.
 
Babai ka qenë në një fshat afër, ndërsa nëna e tre fëmijëve ka qenë tek shtëpia e prindërve të vet, rreth 100 m larg shtëpisë së saj.
 
Nëna e fëmijëve Migena Konçi, ka lënë trinjaket në dhomë, ka mbyllur derën e shtëpisë dhe ka shkuar me dy vajzat te prindërit e saj që e kanë banesën po në këtë fshat.
 
Kur është kthyer nëna banesa ka qenë e përfshirë nga flakët.
 
Banoret e lagjes kanë thyer xhamin e dritares se dhomës ku ndodheshin trinjaket, por ajo ishte me hekura duke e bërë të pamundur ndërhyrjen.


Loja me shkrepësen u mori jetën tre fëmijëve
Burime nga zjarrfikësja shprehen për Report Tv se fëmijët dyshohet se kanë qenë duke luajtur me shkrepëse duke shkaktuar zjarrin, pasi janë gjetur disa fije në tokë, ndërsa dhoma ku ndodheshin dritaret i kishte me hekura.
 
Sipas burimeve fillimisht ka marrë zjarr kolltuku në dhomën e tyre. Sfungjeri i kolltukut solli përshpejtimin e flakëve, ndërsa zjarrfikësja deklaron se është konstatuar një vatër e thellë zjarri.
[gallery]23965[/gallery]​

Dritarja e dhomës së fëmijëve ishte me hekura
Banorët dhe familjarët e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për t’i shpëtuar, pasi dera ishte e pushtuar nga flakët, ndërsa dritarja ishte me hekura.

Fqinjët e familjes Konci, që humbi tre fëmijët tregojnë momentin e ndërhyrjes, kur banesa ishte përfshirë nga flakët.
 
E kishin thyer derën dhe kishin hyrë brenda kur mbërrita. Unë isha i dyti që u futa brenda, i pari nuk e di se cili ka qenë. Fëmijët i gjetëm pa shenja jete, ishin të asfiksuar” shprehet njëri prej tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
3 njaket
(Fotot e tre fëmijëve që humbën jetën sot në Durrës)





[gallery]23964[/gallery]
Zhvillimet e fundit minutë pas minute nga tragjedia në Durrës



Ora 20:45 Nëna e fëmijëve Migena Konçi, ka lënë trinjaket në dhomë, ka mbyllur derën e shtëpisë dhe ka shkuar me dy fëmijët e tjerë te prindërit e saj që e kanë banesën po në këtë fshat.

Ora 20:05 Arrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët e kriminalistikës për të ekzaminuar shkakun që krijoi vatrën e zjarrit. 

Ora 19:45 Detajet e fundit/ Nëna po me merrte vajzat nga shkolla
Nëna e fëmijëve ishte duke marrë dy vajzat nga shkolla. Zjarri u shkaktua nga loja e trinjakëve me shkrepëse. Fillimisht ka marrë zjarr kolltuku në dhomën e tyre, më pas sfungjeri i kolltukut solli përshpejtimin e flakëve.

Ora 19:35 Tragjedia në Durrës, fqinjët tregojnë tmerrin: Thyem derën, por fëmijët ishin të asfiksuar

Ora 19:20 Kanë mbërritur prokurori i gatshëm në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e zjarrit që u mori jetën tre fëmijëve

Ora 19:15 ISHTI: Zjarri në Durrës nuk ka lidhje me bombol gazi, shkak shkrepësja
"Fëmijët kanë qenë të mbyllur në dhomë, dritarja ka qenë me hekura, duke lozur me shkrepëse dyshohet se ka ndodhur aksidenti.." thotë ISHTI.

Ora 19:10 Dritarja e dhomës kush ndodheshin fëmijët ishte me hekura, ishte e pa mundur ndërhyja

Ora 19:05 Tre fëmijët që ndërruan jetë kishin lindur në Itali

Ora 19:00 Familja Konçi kishte 5 femije, 3 nderruan jete sot pasdite

Ora 18:55 Gëzim Konçi eshte babai i tre femijeve te mitur qe humben jeten sot pasdite

Ora 18:50 Burime nga zjarrfikësja thonë se fëmijët dyshohet se kanë qenë duke luajtur me shkrepëse duke shkaktuar zjarrin, pasi eshte gjetur nje shkrepëse e hapur
Fshati Rromanat
(Fshati Rromanat)