TIRANË - Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës u kthye në një tragjedi me dhjetëra të vdekur, mes tyre familjarë, nëna e fëmijë, të rinj, gjyshe që u kthyen në mburojë me jetën e tyre për nipër e mbesa, bashkëshortë e shumë zemra të thyera. E tillë është edhe historia e një oficerie policie në Tiranë, i cili në Thumanë të Fushë-Krujës u gjend për të kërkuar familjet e vëllait, Albert Carës, dhe xhaxhait të tij.

Fatkeqësisht bilanci ishte mjaft i trishtë. Lëkundjeve të tmerrshme sizmike 6.4 ballë i shpëtuan vetëm vëllai i tij, Albert dhe vajza e xhaxhiat, Lindita Cara. Fëmijët, nusja e vëllait, nusja e xhaxhati dhe vajza e saj u ndanë nga jeta në mënyrën më tragjike, në rrënojat e një prej tre pallateve që u shembën totalisht në Thumanë. 

Kështu, humbën jetën

Tre vëllezërit Cara

Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25-vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)

Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë 

Anthi Cara - nusja e xhaxhait
Sadajana Hysa Cara - Mbesa e (Anthi Carës, vajza e Lindita Carës)

Një tragjedi me shuarjen e 7 pjesëtarëve të një familje. Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë nga rrënojat kur mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit të shembur në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë. E gjallë u nxorr nga rrënojat vetëm Lindita Cara, dhe Albert Cara, vëllai i oficerit të policisë.  

Momenti kur Lindita Cara u shpetua ne mbremje dhe u transportua me urgjence drejt Tiranes