Tragjedi në Florida rrëzohet avioni
gjatë Krishtlindjeve, 5 të vdekur

Tragjedi në Florida rrëzohet avioni<br />gjatë Krishtlindjeve, 5 të vdekur<br>
Një avion privat është rrëzuar gjatë momentit që po ulej në pistë duke marrë jetën e të paktën 5 personave në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në momenti e aksidenti ishte një pilot 70 vjeçar bashkë me dy vajzat e tija 24 dhe 28 vjeçare, dhëndri dhe një mik i familjes. Të 5 personat do ribashkoheshin me pjesën tjetër të familjes për të festuar Krishtëlindjen.

Mendohet se shkak i aksidentit është bërë mjegulla e dendur e cila ka penguar pamjen për të ulur avionin në pistë.

Sipas Shërbimit të Emergjencës avioni ishte i përfshirë nga flakët në momentin që ata arritën, 5 personat u gjetën të pajetë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve