Tragjedi në Francë/ Bie zjarr në një pallat! 7 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

Francë - Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në Nice të Francës pasi një zjarr shpërtheu në pallatin ku ata banonin mbrëmjen e djeshme gjatë natës. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit i cili ra në katin e shtatë të një pallati në lagjen Mules.

Pavarësisht mobilizimit të madh të zjarrfikësve, për fat të keq humbën jetën shtatë persona, sqaruan autoritetet. Ndërkohë një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë si dhe dy të tjerë, gjendja e të cilëve nuk sjell shqetësim.

Me të arritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit u përballën me një zjarr të madh, në një apartament të katit të shtatë dhe shpëtuan gjithsej 36 banorë.

Sipas prokurorit të Nices, Damien Martinelli, gjashtë nga shtatë viktimat humbën jetën në banesën e cila mori flakë, ndërsa e shtata u hodh nga dritarja për ti shpëtuar flakëve. Mes viktimave janë edhe 3 fëmijë të moshës 5,7 dhe 10 vjeç.

Martinelli u shpreh se pista e një ngjarje kriminale me dashje nuk përjashtohet, teksa është hapur hetimi për zjarrvënie të qëllimshme.

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë