Francë- Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë në Pyrenees-Atlantiques si pasojë e një ataku kardiak. Lajmi u bë i ditur nga klubi ku ai luante, përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook.
Ndër të tjera në postim thuhej “FC Lescar është në zi, një nga lojtarët tanë vdiq këtë mëngjes në fushën e lojës”. Qendra e ndihmës së shpejtë tha se vdekja e tij erdhi menjëherë pas sulmit në zemër.
Loja u ndërpre ndërkohë që të dyja skuadrat deklaruan se në vijim të ndeshjeve të ardhshme mes tyre, loja në fushën e blertë do të paraprihet nga një minutë heshtje në nderim të lojtarit që ndërroi jetë.