Të mërkurën në mbrëmje, 16-vjeçari Neuton Opoku-Mensah, lojtar i Allievi Nazionali të Dusseldorfit (skuadra e parë e të cilit humbi ‘play-off’-in ndaj Bochum në verë për t’u ngjitur në Bundesligë) u mbyt në liqenin “Berta” të Duisburgut.
Zjarrfikësit janë lajmëruar rreth orës 18:30 për aksidentin fatal, aty ku më pas ndërhynë ekipe speciale dhe vullnetarë. Disa civilë gjithashtu u hodhën në ujë për ta shpëtuar.
Në total, rreth 50 njerëz u përpoqën të ndihmonin dhe ta shpëtonin nga mbytja Opoku-Mensah. I riu në fakt është reanimuar dhe është dërguar në spital, ku më pas ka humbur jetën.

Zëdhënësja e policisë lokale Julia Schindler foli për episodin: “Djali, së bashku me adoleshentë të tjerë, kishin shkuar në Bertasee. Po hetojmë për të rindërtuar rrethanat, që më pas sollën aksidentin dhe epilogun tragjik”.
Dusseldorfi ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ekipit të të rinjve për një kohë të pacaktuar.
Komente

