Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Apartamenti në të cilin shqiptarët banonin në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është ndarë nga jeta një 16-vjeçar.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke zjarri shpërtheu ditën e sotme rreth orës 11:00, për një arsye ende të panjohur.
Kur shpërtheu zjarri, 16-vjeçari fatkeq, i cili kishte probleme të lëvizjes, ishte në shtëpi me vëllain dhe motrën më të vegjël, të moshës 13 dhe 6 vjeç.
Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë kohë pasi babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.
Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, tezja e tyre ishte në banesë. Ajo u largua për disa minuta dhe më pas mbesa e saj 13-vjeçare e njoftoi atë me telefon se një zjarr kishte shpërthyer në shtëpi.
Pastaj ajo u kthe sa më shpejt që mundi dhe me vetëmohim hyri në banesën që digjej dhe arriti të nxirrte jashtë fëmijët më të vegjël të familjes.
Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj.
As behet fjal fitore e paster e PS perse do votojnë pd lsi çfare kane bere lsi jane njerezit me hajdut qe ka pare kombi pd si ne kohën e luftës dhe sot ne paqe vrases hajdut te gjitha te keqija i kanë nuk dine te udhëhequr duan anarshi
Përgjigju