Të paktën 125 persona humbën jetën gjatë një përplasje të ashpër në një stadium futbolli në Javan Lindore në Indonezi dhe 180 të tjerë mbetën të plagosur.
Autoritetet policore thanë se mes viktimave janë edhe dy efektivë të cilët u shtypën për vdekje.
Sipas informacioneve zyrtare Afinta ndeshja e ligës së parë të futbollit të Indonezisë përfundoi me fitoren e ekipit Persebaya ndaj ekipit Arema. Mbështetësit e skuadrës Aremas, të njohur si Aremania, të pakënaqur me rezultatin hynë në fushë për të ndjekur lojtarët dhe ekipin e tyre.
Një drejtues I policisë locale tha se oficerët e tij “u përpoqën të bindin tifozët të ktheheshin në tribuna, por u shpërfillën. “Nuk e dimë pse turma u bë gjithnjë e më anarkike dhe më në fund sulmoi edhe policinë. Më në fund, policia hodhi gaz lotsjellës mbi turmën”, theksoi ai për mediat.
Qindra tifozë vrapuan drejt daljeve për të shmangur gazin lotsjellës, por shumë u mbytën dhe u shkelën. Qindra të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, por shumë prej tyre vdiqën rrugës ose gjatë trajtimit. Turma e zemëruar dogji gjithashtu 13 makina të policisë.
Presidenti indonezian Joko Ëidodo, shprehu keqardhjen për tragjedinë në një fjalim televiziv dhe tha se u kishte kërkuar ministrit të sportit, shefit të policisë dhe shefit të Federatës së Futbollit të Indonezisë që të vlerësojnë ndeshjet e futbollit dhe procedurat e tyre të sigurisë. Ai tha gjithashtu se urdhëroi ndalimin e përkohshëm të të ndeshjeve derisa të përfundojnë përmirësimet në procedurat e sigurisë.
Pamjet përmes këtyre fotove tregojnë çfarë çmendurinë e tragjedisë në Indonezi ku 174 tifozë vdiqën dhe 180 të tjerë u lënduan në një rrëmujë dhe trazira në një ndeshje futbolli në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda në botën e futbollit.
Tragjedia e ndodhur në Malang është më e madhja që nga viti 1964, kur 328 njerëz u raportuan të vdekur në një ndeshje mes Perusë dhe Argjentinës në “Estadio Nacional”.
Të paktën 174 njerëz vdiqën dhe 180 të tjerë u lënduan në një rrëmujë dhe trazira në një ndeshje futbolli në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda në botën e futbollit. Kjo tragjedi ndodhi pas ndeshjes mes Aremas dhe Persebayas, që u mbyll me rezultatin 2-3. Por çfarë ndodhi që viktimat ishin të një numri të tillë.
Pasi tifozët vendas pushtuan fushën e lojës pasi ekipi i tyre humbi policia reagoi ashpër dhe hodhi gaz lotsjellës në një përpjekje për të kontrolluar situatën. Paniku u përhap dhe mijëra njerëz vraponin drejt daljeve të stadiumit “Kanjuruhan”, ku shumë persona raportohet se u mbytën aty.
Kreu i një prej spitaleve në zonën që trajton pacientët tha disa nga viktimat kishin pësuar lëndime në tru, derisa konfirmoi se prej viktimave ka edhe një fëmijë pesëvjeçar.
Autoritetet kanë nënvizuar se 42,000 bileta ishin lëshuar për një stadium që supozohet të mbajë vetëm 38,000 njerëz.