Tragjedi në kanalin e La Manshit, përmbyset gomonia me emigrantë! 4 persona humbin jetën

Tragjedi në kanalin e La Manshit, përmbyset gomonia me emigrantë! 4 persona humbin jetën

4 emigrantë kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë janë shpëtuar, pas përmbysjes së gomones së tyre gjatë përpjekjes për të kaluar kanalin e La Manshit.

Sipas mediave të huaja, gjatë natës së kaluar, një patrullë detare dha alarmin se emigrantët kishin rënë nga mjeti lundrues pa mjetet e nevojshme të shpëtimit.

“4 persona humbën jetën dhe 63 të tjerë janë shpëtuar”, thekson policia franceze, ndërsa në operacionin e shpëtimit u përfshinë një helikopter dhe një anije peshkimi.

Edhe ish-sekretari i Brendshëm James Cleverly postoi në aplikacionin X në lidhje me tragjedinë, ku tha se duhet që ti jepet fund këtyre tragjedive që marrin jetë njerëzish.

"Raportet për më shumë vdekje në kanal janë një tragjedi. Si vend, ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndaluar anijet dhe për t'i dhënë fund kësaj tregtie të ndyrë të njerëzve duke vuajtur", shkruan ai. 

Deri më tani nuk janë dhënë shumë detaje mbi shtetësinë e viktimave apo personave të tjerë të shpëtuar.

Kanali i La Manshit përdoret edhe nga emigrantë të paligjshëm shqiptar që tentojnë të mbërrijnë në Britani përmes gomoneve. Sipas të dhënave nga ministria e brendshme e Londrës, mbi 13 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht kanalin këtë vit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë