KROACI- Një grup shtetasish polakë janë bërë pjesë e një tragjedie që ndodhi pak para agimit të kësaj të shtune në Kroaci. Një autobus i mbushur me pelegrinët fetarë rrëshqiti nga rruga dhe u rrëzua pranë Varazhdinit në Kroacinë veriperëndimore herët të shtunën, thanë autoritetet.
Si pasojë e aksidentit tragjik, 12 persona humbën jetën, 32 u plagosën 19 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
‘Ishte e tmerrshme, si një film horror. Morëm një telefonatë në rreth orës 5:50 të mëngjesit. Po nxirrnim të vdekurit, ishin më shumë se 10. Autobusi u përplas në kanal dhe e gjithë pjesa e përparme ishte e dëmtuar. Autobusi dukej sikur ishte përplasur me një mur’, ky është rrëfimi i një kreut të zjarrfikësve që u përball me skenën e rëndë.
“Të gjitha viktimat janë shtetas polakë, në këtë pikë mund ta konfirmojmë këtë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake për transmetuesin privat polak TVN24. Autobusi ka targa të Varshavës.
Pasagjerët ishin pelegrinët e rritur që po udhëtonin për në Medjugorje, një faltore katolike romake në Bosnjën jugore, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviç. Një burim ende i mediave të huaj, ende paraprak, zbulon se një ndër skaqet e këtij aksidenti të rëndë mund të ketë qenë shoferi të cilin e kishte zënë gjumi. koPo punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Burimi, Reuters& Breaking News përktheu Shqiptarja.com