Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tivar të Malit të Zi, ku të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri që ka përfshirë disa objekte.
Policia bëri të ditur se “në orët e para të mëngjesit, pjesëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit kanë njoftuar për një zjarr që ka rënë në një lagje të improvizuar, ku banon popullata rome. Zjarri përfshiu disa ndërtesa dhe në vendngjarje ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve, ku gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit kanë gjetur katër trupa të paidentifikuar”, njoftoi policia malazeze.
Siç raporton mediumi malazez Vijesti, mes viktimave është një vajzë 19-vjeçare, dy të mitur dhe një grua. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit dyshohet se është bërë soba me dru.