Një tragjedi ka ndodhur në Maqedoni ku një aeroplan i vogël i tipit Cesna P210N është rrëzuar duke u marrë jetën katër personave që ishin në bordin e tij. Ky avion ishte shpallur i zhdukur nga radarët pasditen e sotme ndërsa gjurmët e tij janë gjetur në vendin e quajtur “Sollunska gllava”. Rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur 4.7 km në veri-perendim të Solunska Glave, në trekëndëshin mes Makedonski Brod, rajonin e SPB-Shkup dhe SPB-Veles.
Në rrënojat e avionit janë gjetur edhe trupat e pajtë të pasagjerëve, ku të gjithë rezultojnë të jenë shtetas bullgarë. Ata janw identifikuar si Boshnakov Angelov Georgi i lindur n vitin 1970, Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005, Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2005 dhe Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur në vitin 1972.
Agjencia e Aviacionit Civil njofton se avioni i vogël ishte e nisur nga Ohri drejt Sofjes, ndërsa në orën 16:16 kishte humbur kontaktet me radarët. Pavarësisht se për të gjetur avionin u angazhua edhe një helikopter i policisë maqedonase nuk ka qënë e mundur shpëtimi i viktimave.
Zona ku është shfaqur për herë të fundit në radar avioni dhe vendi ku është rrëzuar