Dy persona kanë vdekur, pasi një avion u rrëzua në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit.
Policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSË) tha në një deklaratë të shtunën në mbrëmje (4 janar) se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u raportua për një përplasje pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit.
“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, tha Policia e NSË, sipas mediave së huaja.
Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut.
Policia tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit.