SHBA- Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën gjatë një ceremonie të diplomimit të shkollës së mesme në Richmond, Virxhinia.
Zyrtarët e shkollës thonë se të shtënat ndodhën gjatë një ceremonie në shkollën e mesme Huguenot. Një tjetër diplomim i planifikuar për të martën u shty dhe të gjitha klasat janë anuluar të mërkurën.
Si pasojë e të shtënave mbeti viktimë një student 18-vjeçar dhe babai i tij 36 vjeçar, raporton policia. Megjthatë ende nuk dihet identitetin i tyre.
Dyshohet se autor është një 19-vjeçar i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Bëhet fjalë për Richmond, Rick Edwards, i cili njihte të paktën njërën nga viktimat.
Të shtënat ndodhën në Monroe Park pasi ceremonia kishte përfunduar në kampusin e Universitetit të Commonwealth të Virxhinias.
5 personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë jashtë rreziku për jetën.