Një tragjedi ka ndodhur në Papua Guinea e re, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re, më shumë se 2000 njerëz janë varrosur brenda shtëpive të tyre.
Një zyrtar i OKB-së theksoi se ekuipazhet e shpëtimit janë në garë më kohën për të gjetur të mbijetuarit.
“Rrëshqitja e dheut varrosi më shumë se 2,000 njerëz të gjallë dhe shkaktoi dëme të mëdha. Jemi në garë më kohën”, thuhej në letrën nga qendra kombëtare e reagimit ndaj emergjencave drejtuar delegacionit të OKB-së në kryeqytetin Port Moresby.
Tragjedia ndodhi në një fshat kodër në provincën Enga, në pjesën qendrore të arkipelagut, i cili pothuajse u zhduk kur një pjesë e malit Mungalo u shemb, ndërsa banorët ishin në gjumë.
Banorët e zonës besojnë se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e dendura të dheut që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit.
Sipas Bankës Botërore, Papua Guinea e Re ka një nga klimat më të lagështa në botë dhe reshjet e dendura shpesh godasin zonat e saj më të lagështa.