SERBI-Një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Kralevë-Rashkë në Serbi drekën e sotme, ku kanë humbur jetën 5 persona. Makina e rëndë ushtarake u përplas me një mjet tip "Ford" me të cilin po udhëtonin viktimat.
Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që shoqërohej bashkë me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna e fëmijëve e cila po lufton për jetën në spital.
Fëmijët i përkisnin moshave 1, 7 dhe 10-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se 54-vjeçari me inicialet M.V., që drejtonte mjetin e rëndë ushtarak është arrestuar.
Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, duke qenë se në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës dhe nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në vendngjarja ka mbërritur policia për të hetuar ngjarjen./N1Info.rs