Tragjedi në Spanjë, autobuzi bie nga ura dhe përfundon në lumë! Vdesin 6 persona, plagosen disa të tjerë

Tragjedi në Spanjë, autobuzi bie nga ura dhe përfundon në lumë! Vdesin 6 persona, plagosen disa të tjerë

Autobuzi në lumë

Gjashtë persona kanë vdekur pasi një autobus ra nga një urë në një lum në Spanjën veriperëndimore. Ngjarja ndodhi ditën kur festoheshin Krishtlindjet.

Dy persona që arritën të mbijetonin, shoferi i autobuzit dhe një pasagjere femër u dërguan në spitale, shkruajnë mediat e huaja. Hetimet nxorrën si përfundim se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool apo drogë.

Ka qenë një tjetër shofer ai i cili njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur, pasi vuri re se një pjesë e kangjellave mbrojtëse përgjatë autostradës ishin shkatërruar. Mes errësirës dhe shiut të fortë, telefonuesi nuk ishte në gjendje të dallonte ndonjë automjet në lumë rreth 40 metra nën urë por tha se dëmtimi dukej të ishte i kohëve të fundit.

Të dielën, udhëheqësi i rajonit të Galicisë, Alfonso Rueda, u tha gazetarëve se përpjekjet e kërkim-shpëtimit ishin ndihmuar nga pushimi i shirave të dendur. “Është gjithmonë e tmerrshme të flasësh për një aksident si ky, por në këtë periudhë të vitit, është edhe më e tmerrshme,” tha ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit