Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Turqi, ku në bregdetin lindor u fundosën nëntë refugjatë, duke përfshirë gjashtë fëmijë, raportojnë autoritetet.
Mësohet se varka e tyre u fundos në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias. Sipas autoriteteve katër nga refugjatët, përfshirë një grua dhe tre burra, u shpëtuan nga një anije peshkimi.
Ndërkohë një person rezulton i zhdukur si dhe ende nuk bëhet me dije kombësia e refugjatëve. Bashkimi Evropian ka rritur përpjekjet për të bllokuar migrimin për shkak të miliona njerëzve që arritën në Turqi më 2015.

Komento
Komente
