Tragjedi për aktoren e njohur të 'Hollywood' i vdes nëna mbrëmjen që fitoi çmimin e veçantë në Festivalin e Filmit të Venecias

Tragjedi për aktoren e njohur të 'Hollywood' i vdes nëna mbrëmjen që fitoi çmimin e veçantë në Festivalin e Filmit të Venecias

Nicole Kidman me të ëmën

Aktorja Nicole Kidman mbërriti në Itali për çmimet e Festivalit të Filmit në Venecia, por u desh të largohej menjëherë pas uljes së avionit për shkak të vdekjes së papritur të nënës së saj, Janelle Ann Kidman.

Ylli i “Çiftit të përsosur” mori çmimin për aktoren më të mirë për Babygirl në festivalin italian, por nuk ishte e pranishme për të marrë çmimin. Në vend të saj, regjisorja e saj, Halina Reijn, e pranoi çmimin në emër të aktores.

“Jam në shok dhe më duhet të shkoj te familja ime, por ky çmim është për të”, tha Reijn kur u ngjit në skenë. “Jam shumë mirënjohëse që mund t’ua them emrin e saj të gjithëve. Zemra ime është thyer”.

Në fillim të janarit 2022, Kidman tregoi se nëna e saj ishte në gjendje të keqe shëndetësore, por nuk dha informacione të mëtejshme në atë kohë.

“Ne jemi këtu [në Australi] kryesisht për t’u kujdesur për nënën time dhe për ta rrethuar atë nga nipërit e mbesat e saj,” tha aktorja fituese e Oscarit në podcastin Fresh Air të NPR, por nuk dihet arsyeja e vdekjes së saj.

Ylli i “Big Little Lies” ka treguar se nëna e saj ka qenë një forcë shtytëse në karrierën e saj, duke e shtyrë gjithmonë që ajo të fokusohet tek vetja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia sekrete në CAS, Pogba planifikon rikthimin në fushë pas dënimit për doping

Dëshmia sekrete në CAS, Pogba planifikon rikthimin në fushë pas dënimit për doping