Dëshmia sekrete në CAS, Pogba planifikon rikthimin në fushë pas dënimit për doping

Dëshmia sekrete në CAS, Pogba planifikon rikthimin në fushë pas dënimit për doping

Paul Pogba

Fundi i sezonit të kaluar ishte dërrmues për Paul Pogba, ish-mesfushorin francez të Juventusit që u pezullua me katër vite nga agjencia antidoping, pasi u gjet me një substancë të ndaluar në analizat rutinë në Serie A. Tanimë mesfushori ka apeluar vendimin dhe do jetë CAS në Lozanë që do vendosë pikat mbi "i", si e vetmja shkallë që mund të ndryshojë këtë vendim, kjo në bazë të provave të reja sipas apelimit.

Vendimi nga CAS i Lozanës për rastin Pogba pritet në javët në vijim. Siç raporton La Gazzetta dello Sport, ditët e fundit futbollisti ka shkuar në gjykatë për të dhënë një dëshmi sekrete. Nëse ankesa pranohet, ka mundësi që Pogba të kthehet në fushë. Në fakt, ai mund të kthehet për të luajtur në Arabinë Saudite me sheikët të gatshëm për t’i ofruar një kontratë.

Kujtojmë se pas pezullimit nga organet e dopingut, Juventusi ndërpreu kontratën me Pogba.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi për aktoren e njohur të 'Hollywood' i vdes nëna mbrëmjen që fitoi çmimin e veçantë në Festivalin e Filmit të Venecias

Tragjedi për aktoren e njohur të 'Hollywood' i vdes nëna mbrëmjen që fitoi çmimin e veçantë në Festivalin e Filmit të Venecias