Tragjedia ajrore, fjalët e para të
futbollistit që shpëtoi falë një djaloshi

Tragjedia ajrore, fjalët e para të<br />futbollistit që shpëtoi falë një djaloshi
Një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit të përplasjes së avionit në Kolumbi ka rrëfyer fjalët e para që tha futbollisti i mbijetuar, Alan Ruschel.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ishte një djalosh 10-vjeçar që ndihmoi në shpëtimin e Alan.

Futbollisti po lëvizej me barrelë nga skena e tragjedisë, afër Medellin në Kolumbi, kur ai pyeti vullnetarin Santiago Campuzano : “Familja ime, miqtë e mi... ku janë ata?”

27-vjeçari Ruschel është njëri nga gjashtë personat që i mbijetuan përplasjes nga e cila humbën jetën 71 njerëz dhe shumica e pjesëtarëve të skuadrës braziliane, Chapecoense pak ditë larg finales së tyre në Kupën e Amerikës Jugore.

Mëngjesin e sotëm u zbulua se një djalë 10 vjeç, ishte i pari në vendngjarje dhe drejtoi  ekipin e shpëtimit atje.

Thuhet se fëmija u tregoi atyre se ku ndodhej avioni në kushtet e motit të zymtë.

Menjëherë pas kësaj, mbrojtësi Alan Ruschel, u çua në spital.

Ai po trajtohet në spitalin e vendit për shpinën e thyer.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)