Tragjedia e 2 të rinjve, digjen në
kamionin që i çonte drejt Anglisë
VD
VD/Si futen emigrantët në kamionë

Tragjedia e 2 të rinjve, digjen në<br />kamionin që i çonte drejt Anglisë<br />VD<br />VD/Si futen emigrantët në kamionë
FRANCE - Dy emigrantë shqiptarë kanë vdekur në kushte të tmerrshme pasi kamioni në të cilin udhëtonin ilegalisht nga Polonia për në Britaninë e Madhe u përfshi nga flakët. 25-vjeçarja Erinda Kacorri ndodhej ne kamion me të riun Rexh Myzaraj dhe do të kalonte kufirin për t'iu bashkuar të fejuarit te saj ne Angli. Policia franceze dyshon se zjarri u shkaktua nga një cigare. Familjarët e të resë nisen drejt Francës, pritet ekspertiza për shkaqet e zjarrit që shkrumboi totalisht kamiomion. Shoqërohet në polici shoferi polak: S'e dija që shqiptarët ishin në kamion.

...
Një e re shqiptare dhe një i afërm i saj kanë gjetur vdekjen në një ngjarje tragjike në kufirin mes Francës dhe Anglisë, teksa janë djegur të gjallë në një kamion në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

A1 REPORT mëson se vajza që ka humbur jetën është 25-vjeçarja Erinda Kacorri me origjinë nga Rrësheni. Ajo ndodhej në kamion sëbashku me të riun Rexh Myzyraj nga Hasi, djali i dajës së të fejuarit, dhe do të kalonte në mënyrë ilegale drejt Anglisë për t’u bashkuar me të fejuarin e saj, një i ri me origjinë nga Tropoja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të mërkurës, jashtë terminalit të trageteve në portin Loon-Plage, ndërsa kamioni ishte nisur nga Polonia.

Policia franceze: Zjarri u shkaktua nga nje cigare!
Lajmi është bërë publik fillimisht nga mediat franceze, të cilat duke folur për dyshimet paraprake të policisë, thonë se zjarri i fuqishëm mund të jetë shkaktuar nga një cigare  që kanë pirë viktimat. Dyshohet se cigarja është hedhur në mënyrë aksidentale nga viktimat e për pasojë ka djegur fillimisht pëlhurën që mbulonte pjesën e pasme të kamionit, e më pas duke e shkrumbuar totalisht.

Shqiptaret tentuan te shpetonin, nuk dolen dot nga kamioni
Të dhënat tregojnë se dy shqiptarët kanë qenë të fshehur në kamionin i cili transportonte shufra polisteroli (bukë peshku) çka ka ndikuar që kamioni të marrë flakë përnjëherë, duke mos u dhënë kohë 2 shqiptarëve të manovrojnë. Kamioni i cili po nisej për në Angli kishte kaluar të gjitha kontrollet doganore dhe policore, në momentin që ndodhi shpërthimi në rimorkion e kamionit.

Shoferi polak: S'kisha dijeni per emigrantet klandestine
Kamioni drejtohej nga një polak i cili është ndaluar nga policia franceze, por ai mohon të ketë pasur dijeni për prezencën e dy emigrantëve në kamion.

Familja e 25 vjecares hap dyert e mortit. E motra: Ja si e morem vesh lajmin tragjik
Familja e 25-vjeçares në Rreshen ka hapur dyert e mortit, ndërsa e motra e saj Blerta Kacorri, pohon për A1 REPORT se e Erinda ishte nisur para një jave drejt Francës dhe si synim kishte mbërritjen në Angli. Ajo shton se motrës së saj i ishte refuzuar dy herë pashaporta dhe lajmin për ngjarjen tragjike e kanë marrë nga i fejuari i Erindës në Angli.



Familjaret e Kacorrit drejt Frances
Të afërm të familjes Kacorri janë nisur drejt Francës për të bërë verifikimet e nevojshme, ndërsa i bëjnë apel shtetit t’i ndihmojë me procedurat doganore, teksa shton se shpresat që mund të ketë një ngatërresë ende nuk janë shuar.

Gjatë ditës së sotme pritet të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie që i mori jetën dy shqiptarëve.

VIDEO/ Kamioni ne flake, i shkrumbuar i teri

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Liderët e BE mblidhen në Londër! Rama e Meloni drejtojnë tryezën për emigracionin e paligjshëm

Liderët e BE mblidhen në Londër! Rama e Meloni drejtojnë tryezën për emigracionin e paligjshëm