Tragjedia e 9 Janarit, 19 vjet nga mbytja e të afërmve familjarët kërkojnë drejtësi: SPAK nuk nis hetimet, na tha se kanë kaluar afatet ligjore

19 vite nga tragjedia e 9 janarit me 28 viktima në detin Jon, familjarët nuk reshtin së kërkuari drejtësinë e munguar.

“Nuk na kanë dhënë, e nuk na japin drejtësi! Aq sa punojmë ne për zbardhjen e ngjarjes, aq punojnë ata kriminel të veshur me pushtet që bëjnë punën e vet që të mos zbardhet. Fajin e ka prokuroria, se çështja penale asnjëherë s’ka kaluar në gjykatë. Nëse zbardhet, deputetë e ministra përfundojnë në burg!”, u shpreh Nikolle Mhilli anëtar i shoqatës “9 Janari”.

Çështja nuk është hetuar, ndaj dy vite më parë, shoqata “9 janari” dorëzoi padinë në SPAK me shpresë tek strukturat e reja të drejtësisë. Por tashmë kanë marrë një përgjigje negative.

“Ne i jemi drejtuar dhe SPAK dhe ata kanë kthyer përgjigje se kanë kaluar afatet ligjore për hetim. Unë s’jam jurist, por afatet ligjore për vdekjen e njerëzve nuk kalojnë asnjëherë”, vijon ai.

“SPAK ka hapësirë ligjore, pa u kap tek afatet, për të ripahur hetimet”, thekson avokati i shoqatës, Dodë Mehmetaj.

28 shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre nga qarku i Shkodrës u mbytën në detin e trazuar më 9 janar të 2004-ës, teksa kishin ndërmarrë lundrimin me gomone drejt Italisë. 18 burra e 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit, 8 persona rezultojnë të zhdukur, njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre dhe skafistët.

Shoqata 9 janari në 19 vjetorin e tragjedisë se 9 janarit ripërsëritur serish apelin e tyre drejtuar organeve te drejtësisë për të rihapur dosjen e kësaj tragjedie ku humbën jetën 28 persona nga qarku i Shkodrës.

Nikollë Mhilli ka treguar ne ketë përvjetor kalvarin e drejtësisë ndërkohë që i meshon serish se kjo është një ngjarje shtetërore. Ndoc Bjeshka, anëtar i shoqatës sot ka një apel për të gjithë shtetasit shqiptar që me gomone po kërkojnë ëndrrën angleze. Për avokatin e familjarëve 9 janarit, refuzimi që ka bërë SPAK, në lidhje me pretendimin se janë kaluar afatet ligjore, Dode Mehmetaj shprehet se në dosje ka prova që mund të rikthejnë për gjykim këtë çështje.

28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon 14 vite më parë. Këta banorë, kryesisht të qarkut Shkodër, ishin të moshës nga 15 deri në 33 vjeç. U dhanë 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen.

Viktimat e 9 janarit 2004

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Para turit me diasporën, PS riorganizohet brenda vetes! Më 10 dhe 11 maj, anëtarët zgjedhin me votë delegatët

Para turit me diasporën, PS riorganizohet brenda vetes! Më 10 dhe 11 maj, anëtarët zgjedhin me votë delegatët