Tragjedia e 9 janarit 2004, 28 persona humbën jetën, familjarët e viktimave padi në SPAK: Të dënohen përgjegjësit! Të hetohet edhe si reagoi shteti, i la në mes të detit

Gati 18 vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 28 të vdekur, 8 trupa e të cilëve ende rezultojnë të zhdukur, çështja çohet në duart e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).  Familjarët kanë folur për mediat pas padisë në SPAK.

"Kemi hapur disa gjyqe në Prokurorinë e Vlorës, e cila ka qenë e korruptuar. Nuk ka pasur as kompetenca për ta trajtuar.  Është e tragjedia më e rëndë në histori dhe nuk është bërë operacion kërkim shpëtimi.  Vetëm pas orës kanë njoftuar edhe palën italiane.

Ne kemi bërë kallëzim në SPAK sepse kjo ccështje nuk është zbardhur kurrë. Të dënohen kriminelët që na vranë të afërmit.  Këta nuk e zbardhin sepse cenohen njerëzit me pushtet", tha përfaqësuesi i familjarëve të tragjedisë së 9 janarit.

Më 9 janar 2004 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç. Të gjitha i dhanë nga 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen.

18 burra e 3  gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. 8 rezultojnë të zhdukur edhe pas 14 vjetësh. Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.

Viktimat e 9 janarit 2004

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 07/12/2021 13:52

    Spaku deri tani ka treguar qe eshte Aspaku .

    Përgjigju
  • Pali: 07/12/2021 12:32

    Pse na hap pune o xhaxhi. Spak eshte i ngarkuar me ndeshjet e champios league tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen