NJU JORK - Tamerlan Tsarnaev, një nga dy vëllezërit çeçenë, të akuzuar për atentatin e maratonës së Bostonit, i vrarë gjatë një përleshjeje me zjarr me policinë, është varrosur në Virxhinia. Sipas “Boston Globe”, eshtrat e 26-vjeçarit do të prehen në një varrezë myslimane, të vendosur rreth 24 km nga Richmond. ''Një grup fetar i është përgjjgur apelit tonë'', ka thënë xhaxhai i Ruslan Tsarnaev. Është dashur mbi një javë për të gjetur një vend, që do të pranonte eshtrat e atentatorit çeçen, pasi askush nuk donte t'i jepte një vend për varr. 

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)