Tragjedia e Fushë-Prezës/ Vdesin dy vëllezërit, mbeten vetëm prindërit! Njëri prej tyre sapo mbërriti në Rinas, humbin jetën dhe kushëriri e shoku
4 viktimat Enejd, Erildi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti
Erild dhe Enejd Laçi, nga fshati Borizanë i Krujës e kanë mbyllur derën e shtëpisë. Dy vëllezërit vdiqën në aksidentin e tmerrshëm të Fushë-Prezës, duke lënë pas vetëm dy prindërit.
Makina që drejtohej nga 25-vjeçari Enejd Laçi u përplas fatalisht me betonieren mbrëmjen e së mërkurës. Në makinë ndodheshin dy vëllezërit Erild dhe Enejd Laçi, kushëriri i tyre Andi Laçi nga Borizana dhe shoku i tyre nga Fushë-Kruja Enrikejd Kurti, 24 vjeç.
Burime për Report Tv bënë të ditur se ata kishin pritur në Rinas, Erild Laçi, i cili kthehej nga Gjermania. Sapo kanë lënë aeroportin dhe janë nisur për në banesat e tyre u ka prerë rrugën betonierja, duke shkaktuar goditjen fatale për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte makina Mercedes Benz ku udhëtonin 4 të rinjtë.
Makina ka shpërthyer në zjarr për shkak se ishte me motor benzinë-gaz. Trupat e pajetë janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës. Familjarët të cilët janë mbytur nga dhimbja ende nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë, pasi po kryhet ekspertiza. Fshatin Borizanë në Krujë e ka pllakosur zija.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Botërore, babai 70-vjeçar i Xhesit me sindromën down: Çdo sakrificë shpërblehet! Psikologia: Të veçantë, e pamatë dashuria e tyre pa kushte
21 Mars, 16:44
-
'Parku i Besimit' në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit
21 Mars, 13:31
-
Tiranë/ Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, ‘Gold’ prangos turkun 39-vjeçar, nën hetim bashkëpunëtori që ia shiste! Sekuestrohen gjysmë kilogrami ar, 50 mijë euro e USD cash
21 Mars, 11:50
-
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
21 Mars, 10:47
-
'A je nipi i Enver Hoxhës?', Rama pyet ministrin e Brendshëm: Më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin
21 Mars, 10:40
-
Dinamika e aksidentit tragjik ku vdiqën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë! Po lëviznin me shpejtësi deri në 200 km/h! Shoferi i betonieres: M’u mbarua nafta, harrova bllokazhin
21 Mars, 10:31
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 police! Tutorja drejtonte nga Kolumbia, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’, kryeministri Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës në dy sheshe! (VIDEO)
21 Mars, 09:04
-
Rama s’i kursen ironitë: Dashit ia kam gjetur, gjel deti që s’e mban dot këneta, po shkëlqen dhe ka respekt! Po atë ‘kokëderrin’ Shehaj e patë, shkoi te ‘Mar-a-Lago’ dhe s’takoi Trump-in!
21 Mars, 07:22
-
Zgjedhjet/ Rama: PD e 2021 e drejtuar nga Basha më e forta që kam parë, Berisha në krye të 'Estradës së Ballshit'! Këneta nuk rritet më, harroje
20 Mars, 22:58
-
Hilja e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament (EMRAT)
20 Mars, 16:41
-
Tiranë/ Të akuzuar për tentativë vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi, ekstradohen në Shqipëri 2 persona
20 Mars, 13:27