Tragjedia e Himarës, Florije Peçi
bëhet nënë, lind vajzë

Tragjedia e Himarës, Florije Peçi<br />bëhet nënë, lind vajzë
TIRANË - Ka lindur fëmijën e saj, Florije Peçi, e mbijetuara e aksidentit të Himarës. Lajmi konfirmohet për “A1 Report” sot nga vëllai i Florijes, Gazmend Peçi. Fëmija është i seksit femër dhe Florije ka lindur me operacion në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë, aty ku dhe është ndjekur shtatzënia e saj.

Ardhja në jetë e vogëlushes Gadiela, nga Florije Peçi, ndoshta do t’u japë një rrugë të re edhe hetimeve të denoncimit që kanë bërë familjarët e të aksidentuarës se ajo është abuzuar seksualisht, ndërsa ndodhej e shtruar për kurim në klinikën e specializuar në Austri.

Mësohet se prokuroria do të kerkojë që të porsalindurës t’i bëhen analizat e ADN-së, për të kuptuar se kush mund të jetë babai i mundshëm i fëmijës dhe zbuluar kështu edhe personin që ka abuzuar me të, ndonëse vetë klinika Austriake ka mohuar që një gjë e tillë të ketë ndodhur në ambientet e saja.

Në shkurt të këtij viti, Gazmend Peçi, vëllai i Florijes ngriti kallëzim penal në prokurori pasi motra e tij gjatë kohës që ka qenë në koma është abuzuar seksualisht dhe kishte ngelur shtatzënë. Sipas të vëllait, mësohet, se, pasi ka dalë nga spitali austriak, Florija ka qendruar për një farë kohe në një familje shqiptarësh nga Kosova me ndërmjetësim e të ngarkuarit me punë të Kosovës në Austri.

Nga deklarat e mjekëve të Librazhdit, por edhe të specialistëve të materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ku ajo u shtrua që prej asaj kohe, koha e ngjizjes së fetusit është midis 20-25 shtator 2012, periudhë e cila përputhet me kohën kur 22-vjeçarja ka qenë në Austri.

Florije Peçi, pas aksidentit rrugor të Himarës,  ku humbën jetën 22 studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, u  dërgua në gjendje kome në Austri për mjekim të specializuar në periudhën nga 24 maj - 11 tetor 2012. Rehabilitimi i saj u krye në spitalin “Gmunderberg Almunster"

"Koha e konceptimit të fëmijës së Florije Peçit, studentes së aksidentuar, është 24- 26 shtator 2012. Marzhi shkencor i gabimit në këtë përllogaritje u verifikua plus minus dy ditë",  ishte përgjigja që drejtues të maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë i dhanë Prokurorisë në kuadrin e hetimeve të çështjes së përdhunimit të saj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim