Pas tragjedisë me 59 viktima në Koçan, qeveria e Maqedonisë së Veriut ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura deri në miratimin e një ligjit të ri tha ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.
Të arrestuar për tragjedinë janë 34 persona mes tyre ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kryeprokurori i RMV Lupço Koçevski tha se, të gjithë të akuzuarit nuk kanë marrë masa dhe as zbatuar ligjin nga 2012 deri më 16 mars 2025 kur ndodhi ngjarja.
Por BDI, ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Bekteshi, duke thënë se procesi po ndikohet politikisht dhe po manipulohen hetimet. Sipas BDI, licencat për objektet e tilla rinovohen çdo vit dhe natën e tragjedisë klubi punonte pa licencë, madje me dokumente false. Përgjegjësit kryesorë janë organet aktuale që e lejuan thotë BDI dhe kërkon procese ligjore transparent.

Komente

