Pas aksidenti tragjik të ditës së djeshme në aksin Balldre- Torovicë, ku humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila priste të sillte në jetë një fëmijë, zona ku ndodhi tragjedia është monitoruar nga ekspertët, të cilët shprehen se nevojitet një ndërhyrje patjetër.

Ekspertët shprehen se e gjithë zona është në monitorimi dhe më pas do të dalin në një përfundim për pjesët e rrugës ku është e nevojshme që të ndërhyhet. Sipas ekspertëve, nga rrëshqitjet  e gurëve është duke u rrezikuar edhe një banesë.

Gjithashtu është ngritur edhe alarmi se në zonë ka rrezik për rënie të tjera gurësh. Banorët e zonës shprehen se rënia e gurëve është diçka që ndodh shpesh në zonë.

ekspertet ne terren  
Ekspertet ne vendin ku ndodhi tragjedia
ekspertet ne terren
Ekspertet ne vendin ku ndodhi tragjedia

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com