Tragjedia e radhës në Mesdhe
mbyten 6 refugjatë, mes tyre 3 fëmijë 

Tragjedia e radhës në Mesdhe<br />mbyten 6 refugjatë, mes tyre 3 fëmijë 
6 refugjatë kanë humbur jetën në ujrat e Mesdheut, ndërsa 304 refugjatë të tjerë kanë arritur të shpëtohen. Mes viktimave janë 3 fëmijë të mitur të cilët humbën jetën menjëherë sapo varka u përmbyt.

Shkak i përmbytjes së varkës është bërë numri i lartë i emigrantëve të cilët kishin hipur në të, në përpjekje për të arritur në Europë nga brigjet libiane.

Ndër viktimat, 2 janë vajza, njëra vetëm 8 muajshe dhe një 5 vjeç, trupat e të cilave janë nxjerrë nga deti vetëm 22 milje larg bregdetit të Libisë. Një tjetër vogëlush, vetëm 5 vjeç ka humbur jetën, por rezulton i zhdukur.

Vetëm në 24 orët e fundit mbi 500 emigrantë janë shpëtuar në ujërat mes Libisë dhe Italisë, ndërsa kriza e refugjatëve vazhdon të prodhojë të tjera tragjedi.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës