DURRËS-Të afërmit e familjes Koçi tregojnë për Report Tv momentet tragjike të ngjarjes së sotme në Rroamant.
 
Ata shprehen së gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, fëmijët kanë ndërruar jetë.
 
Na ikën nga duart për pak sekonda. Sa pamë tymin dolëm me shpejtësi vajtëm dhe i nxorëm por ishin asfiksuar”.
 
Ndërsa një tjetër familjar thotë se dëgjuam të bërtitura nga fëmijët, por ishte e pamundur t’i shpëtonim.
 
U futa bashkë me zjarrfikësit. Por i gjetëm të vdekur. Dilte shume tym nga dhoma. Dëgjuam fillimisht të qara dhe të bërtitura ndërsa më pas nuk dëgjuam më gjë. Ishte e pamundur t’i shpëtonim” thotë ai për Report Tv.
 
Tre fëmijët humbën jetën, pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri në mënyrë aksidentale, pasi po luanin me shkrepëse.

[gallery]23965[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com