Viktimat e tragjedisë “Costa Concordia” do të përkujtohen të dielën me një ceremoni masive kanë bërë të ditur zyrtarët vendas. Me rastin e një vjetorit të humbjes së të dashurëve të tyre, të afërmit kanë mbërritur në ishullin italian Giglio në bregdetin e Toskanës.

Kevin Rebello nga India humbi vëllain e tij në këtë fatkeqësi. Ai është njëri nga të afërmit që bëri udhëtimin në ishullin italian për të kujtuar vëllain edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur.

“Nuk ishte e lehtë të vija këtu pasi unë dhe gjitha familja ime jemi të trishtuar për humbjen e tij.”

Gjithashtu i pranishëm është dhe Elio Vincenzi i cili humbi bashëkshorten e tij, trupi i së cilës nuk u gjet asnjëherë.

Tridhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë ende të humbur si pasojë e mbytjes së anijes turistike Costa Concordia në afërsi të ishullit të vogël Giglio në Toskana. Anija u përplas në një shkëmb teksa trasportonte 4200 pasagjerë përfshirë dhe 1200 anëtarë të ekuipazhit.

Ndaj kapitenit të anijes luksoze Francesco Schettino janë ngritur akuza e pakujdesisë dhe braktisjes të detyrës në momentin e fundit. Ai akuzohet se në vend të qëndronte në anije dhe të koordinonte shpëtimin e udhëtarëve, ishte ndër të parët që u arratis nga ajo.

Në 30 janar do të zhvillohet një tjetër proces gjygjësor nga Gjykata e Genovës për ish kapitenin e anijës lukzose.


(ad.ti/l.ç/shqptarja.com)