Tragjedia me 57 viktima në Greqi, identifikohen 54 prej tyre! Mes jetëve të humbura edhe 23-vjeçarja shqiptare! U identifikua prej analizës së ADN

GREQI – Greqia vijon të jetë e tronditur nga tragjedia e rëndë ku humbën jetën 57 persona, si pasojë e aksidentit vdekjeprurës të përplasjes së trenave mbrëmjen e së martës në luginën e Tembit në afërsi të Larisës. Prej dy ditësh të afërmit e viktimave vazhdojnë të qëndrojnë të dëshpëruar në pritje të identifikimit të trupave. Disa familjarë kanë marrë trupat e të dashurve të tyre në arkivole të mbyllura, ndërsa disa prej trupave të paidentifikuar mbahen në një kamion frigoriferik pasi morgu është i mbushur plot.

Për shkak të dëmtimit të madh dhe karbonizimit të shumë trupave, identifikimi po bëhet përmes ADN.  55 teste janë marrë nga trupat pa jetë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë mbledhur 18 qese të posaçme me pjesë trupore të viktimave nga të cilat janë marrë edhe 26 teste ADN. Prej familjarëve janë dhënë 56 mostra ADN, po kaq janë edhe personat e deklaruar të zhdukur pranë organeve policore greke.

Mediat greke raportojnë se deri tani janë identifikuar 54 viktima. Mes viktimave është konfirmuar edhe studentja 23-vjeçarja me origjinë shqiptare Ifigjenia Micka. Ndërkohë që janë edhe 4 shqiptarë të tjerë që rezultojnë të zhdukur mes tyre edhe 23 vjeçari Denis Ruci, prindërit e të cilit kanë bërë apel të dëshpëruar për informacion mbi djalin e tyre. 

Në Repartin e Mjekimit Intensiv ndodhet në reanimacion i intubuar, shtetasi tjetër shqiptar Roberto Dristi, i cili siç raportohet ka thyerje në shumë pjesë të trupit, ndërsa 23-vjeçarja Anisa Liuri po mjekohet në spitalin e traumës Papanikolau në Selanik.

Nga të mbijetuarit e aksidentit, 38 persona janë ende të shtruar në spitale ku 7 prej tyre në gjendje kritike për jetën. I arrestuari i vetëm për tragjedinë është shefi stacionit hekurudhor të Larisës, i cili dha urdhërin e gabuar, duke lejuar trenin e pasagjereve të nisur nga Athina të kalonte në të njëtnë trase me trenin e mallrave që vinte në drejtim të kundërt.

Si ndodhi ngjarja

Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët. 

Ifigenia Micka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Tragjedia në Greqi, FOTO nga vagoni 3-të pak para përplasjes së trenave

Mediat greke kanë publikuar foto nga vagoni i 3-të i trenit në Greqi pak para përplasjes fatale me trenin e mallrave dy ditë më parë. Fotoja është bërë nga pasagjeri Yiannis Papaioannou, i cili shpjegoi se e bëri atë në orën 22:02 kur treni ishte jashtë Paleofarsala, pak para se të zbriste në Larisa.

Në Paleofarsala treni ndaloi për rreth 15 minuta, pasi siç theksoi ai, për të pritur që të kalonte një tren tjetër. Në të njëjtën kohë, duke folur për mediat greke ai ka shpjeguar se ka marrë vesh të nesërmen për aksidentin tragjik.

Ora 18:19
Këpuca e mbuluar me gjak, foto nga vendi ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Greqi nga përplasja e trenave

1677863109_5.jpg

Avokati i familjes së Ivgjeni Mickës, shqiptares e cila humbi jetën nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka publikuar foto nga vendi në tren ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare.

Siç shihet nga pamjet pranë sediljes ndodhet një këpucë, ndërsa sediljet janë mbuluar me gjak. Trupi i 23-vjeçares u identifikua me anë të ADN-së.

‘Vagoni i 3-të, vendi 67, vendi i 23 ku ishte ulur Ifgjeni Micka’- shkruan avokati.

Sedilja ku ishte ulur 23-vjeçarja
Ora 17:23
‘Më ndihmoni të gjej djalin’/ Nëna shqiptare në Greqi apel për ndihmë: Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen

1677860755_Screenshot3.jpg

Nëna e shqiptarit Denis Ruçi, i cili vijon të jetë i zhdukur në Greqi, ka treguar bisedën e fundit me djalin e tij, e ndërsa bën apel për gjetjen e tij. Ajo tha se djali i saj nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të vdekurve, prandaj kërkon me ngulmë të dijë për fatin e të birit.

“Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi. Nuk më tha se ku është ulur dhe nëse ka shkuar në mensë. Më pas ai ka folur me një shoqe në messenger në orën 23:08. Fëmija im është 22 vjeç. Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen”, tha nëna e shqiptarit, Mirela Ruçi.

Ora 13:24
I burgosur në burgun e Turqisë, babai kërkon leje për të shkuar në varrimin e djalit që i vdiq pas përplasjes së trenave në Greqi

1677703307_rr.JPG

Babai i një 28 vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pas përplasjes së trenave në Greqi, ka kërkuar leje të posaçme nga burgu i Turqisë ku po vuan dënimin, për të qenë i pranishëm në varrimin e djalit të tij.

Ministria e Jashtme greke me kërkesë të posaçme ndërhyri në çështje duke i dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve turke që t’i jepnin leje të burgosurit grek për të qenë në varrimin e djalit të tij.

Ora 11:00
Tragjedia në Greqi, babai i 28-vjeçares: Kam hequr dorë nga shpresa për ta gjetur të gjallë! Pres ta marr copa-copa

1677831992_tren.JPG

Babai i një 28-vjeçareje që u zhduk pas përplasjes së 2 trenave në Greqi ka humbur cdo shpresë për gjetjen e së bijës. Sipas mediave greke, ai ka deklaruar se po pret vetëm për ta marrë në kuti të copëtuar.

“Nuk ka asnjë përditësim, jemi në pritje. Kam hequr dorë nga shpresa për ta gjetur të gjallë, pres ta marr copa-copa... Ne dhamë mostra të ADN-së dhe tani presim të na thërrasë policia. Nuk ja uroj as armikut tim më të keq këtë ndjesi”, u shpreh i ati i saj.

28-vjeçarja Elpida studionte në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Patra dhe kishte kaluar në degën e Arkitekturës në Selanik.

Ora 09:24
Detaje të rënda nga tragjedia e ndodhur në Greqi! Në momentin kur ndodhi përplasja, festohej në stacionin e trenave

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Tempa. Sipas avokatit të një prej të plagosurve nga vagoni 2, banorët e zonës ku ndodhej stacioni i OSE-së në Larisa i thanë se në natën kur ndodhi përplasja e trenave, në sallën e stacionit po bëhej festë me muzikë.

“Dua të them diçka me kujdes. Diçka që mësova. Mora një informacion nga banorë të zonës së OSE Larisa, ku ndodhet stacioni. Më thanë se në momentin e aksidentit dëgjoheshin këngë dhe brohoritje nga salla e stacionit të Larisës. Si një festë... Kjo ndodhi pas orës 23:00, pasi trenat ishin nisur. Sapo treni u nis nga Larisa, filloi muzika”, tha avokati Giorgos Bartzokis.

Madje, siç theksoi ai, i është thënë se situata specifike me festën në stacioni ka ndodhur për të dytën ditë radhazi.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veri: 04/03/2023 18:43

    sa gjynah,,,,studente ne lulen e rinise,,,,shteti grek te investoje ne sigurine e levizjes te trenave....ngushellime familjes....megjithese humbja eshre shume e madhe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen