Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Gjykata lë në qeli 14 persona të dyshuar si përgjegjës

MAQEDONI E VERIUT - Në Maqedoninë e Veriut flamujt u ulën në gjysmështizë në ditën e parë të 7 ditëve të zisë kombëtare, pas tragjedisë në Koçan ku 59 persona humbën jetën.

Ndërkohë, që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen. Në Koçan u zhvilluan disa protesta. Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia. Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

Protesta janë paralajmëruar edhe këtë të martë në kryeqytet. Në Shkup pritet që qytetarët të mblidhen në sheshin qendror rreth orëve të mbrëmjes.

Shoqata “Kush është i radhës” thotë se në këto ditë tragjike Maqedonia duhet të bashkohet sërish dhe të ngushëllohet.

“I bëjmë thirrje të gjithë njerëzve në mbarë Maqedoninë që në orën 18:00 të mblidhen në sheshet e qyteteve të tyre dhe të mos kalojnë këtë të vetëm. Bëjmë thirrje që për nder të të ndjerëve të shpërndahen shirita të zinj, në mënyrë që si popull të tregojmë se jetët e humbura nuk do të harrohen”, thuhet në njoftimin e tyre.

59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv ndërsa 155 të plagosur po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës së Koçanit, dhe shtete të tjera, ndërsa 20 prej tyre janë raportuar në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë Gjykata dha masat e para të sigurisë ndaj të dyshuarve si përgjegjës për ngjarjen. Ish-ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski dhe 12 personave të tjerë të dyshuar për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan gjykata iu përcaktoi qëndrimin në qeli për të paktën dy ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, 20 pacientë të tjerë shtrohen në spital, mes tyre edhe tre zjarrfikës

1742123546_maqedonieveriut.avif

Foto: Familjarët e viktimave në një nga spitalet në Maqedoninë e Veriut

Edhe 20 persona të tjerë që ishin në diskotekën ku ra nga zjarri në Koçan janë shtruar në spital, në mesin e tyre edhe tre zjarrfikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë ditës së djeshme, janë hospitalizuar 20 raste të reja, duke përfshirë tre zjarrfikës. Me këtë, numri i personave të hospitalizuar, pavarësisht transferimit jashtë vendit, arrin rreth 90 të lënduar. Prej tyre, 60 persona janë në Qendrën Klinike, 17 në SPQ 8 Shtatori dhe 12 në Shën Naumi i Ohrit. Në Axhibadem Sistina ka 8 të lënduar, ndërsa në Zhan Mitrev 6. Sot jashtë vendit janë transferuar 24 të lënduar, prej të cilëve 13 në Serbi, dy në Slloveni, katër në Letoni, një në Bullgari dhe katër në Austri.

Në Serbi, një person është hospitalizuar në Qendrën Klinike Nish, katër në AUM dhe tetë në Qendrën Klinike Beograd. Numri i plotë i të lënduarve jashtë vendit arrin 73. Priten transporte të reja gjatë natës për Athinë, Greqi dhe Zagreb, Kroaci. Sot arritën edhe ekipe nga Izraeli nga Qendra Sheba. Ekipet e Çekisë dhe Izraelit janë në Qendrën Klinike në Shkup”, njoftojnë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin': Sa herë ke provu çdo herë ke dështu (VIDEO)

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin': Sa herë ke provu çdo herë ke dështu (VIDEO)