Tragjedia me teleferik në Itali u merr jetën 14 personave, i vetmi i mbijetuar një fëmijë 5 vjeç! (VIDEO)

Rëndohet bilanci në Itali, pas aksidentit tragjik me teleferik, të ndodhur në zonën e njohur si Stresa-Mottarone, në provincën Verbania-Cusio-Ossola. Udhëtimi i kthyer në tragjedi u ka marrë jetën 14 persona mes tyre edhe fëmijë, pasi teleferiku ku ata po udhëtonin u shkëput në lartësi.

Kablloja e teleferikut të Mottarones u shkëput në një lartësi prej 1,491 dhe kabina ra në mes te pyllit duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Krahas viktimave edhe një fëmijë tjetër 5-vjeçar është një gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej ditës së djeshme ai po lufton me vdekjen.

Kryetari i Komunës së Stresit, ku ndodhi incidenti, tha se u duk se një kabllo u prish, duke bërë kabina të prishej, të përplasej me një shtyllë dhe më pas të binte përtokë.

Në atë moment, kabina u përmbys “dy ose tre herë para se të godiste disa pemë”, tha Kryebashkiaku Marcella Severino. Disa nga ata që vdiqën u hodhën nga kabina, në një përpjekje të fundit për të shpëtuar jetën.

Qeveria italiane njoftoi për krijimin e një komisioni për të hetuar katastrofën, e cila ka të ngjarë të rikthejë në vëmendje çështjen në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e infrastrukturës së transportit të Italisë.

Po kush janë personat jetën e të cilëve morën fund në mënyrë tragjike ditën e djeshme?

Biran Amit, i lindur në Israel më 2 shkurt 1991, Peleg Tal, lindur në Israel më 13 gusht 1994 , Biran Tom, lindur në Pavia më 16 mars 2019 të gjithë resident në Pavia.

Barbara Cohen Konisky, lindur më 11 shkurt 1950 dhe Itshak Cohen, lindur më 17 nëntor 1939, lindur në Izrael.

Mohammadreza Shahisavandi, lindur në Iran më 25 gusht 1998 dhe Serena Cosentino, lindur Belvedere Marittimo më 4 maj 1994, rezident në Diamante Cosenza;

Silvia Malnati, lindur në Varese më 7 korrik 1994, Alessandro Merlo, lindur në Varese më 13 prill 1992 dhe Vittorio Zorloni, lindur në Seregno, Milano, 8 shtator 1966, rezident në Varese.

Angelo Vito Gasparro, lindur në Bari më 24 prill 1976, Roberta Pistolato, lindur në Bari më 23 maj 1981, rezidente në Castel San Giovanni (Piacenza)

Të dhënat personale të një fëmije 9 vjeç që humbi jetën në Regina Margherita në Torino nuk janë bërë të ditura.

Roberta Pistolato, ishte në një udhëtim me bashkëshortin e saj në Liqenin Maggiore për të festuar ditëlindjen e saj. Familja në Pulia, foli për herë të fundit me të nga ora 11:00, kur 40-vjeçarja i dërgoi motrës së saj mesazhin e fundit me tekst: “Ne do të ngjitemi në teleferik”. Roberta sapo kishte mbaruar studimet në mjekësi dhe punonte si mjeke roje në autoritetin lokal të shëndetit në Piacenza.

Dy të fejuarit nga Varese

Silvia Malnati, 27 vjeç dhe Alessandro Merlo, 29, ishin dy të fejuar nga Varese. Silvia Malnati ishte e punësuar në dyqanin e kozmetikës “Kiko” në Milano. Të pasionuar pas natyrës, detit dhe maleve, ata ishin larguar së bashku për një udhëtim jashtë qytetit, me shumë mundësi i pari pas mbase një viti të gjatë kufizimesh dhe kishin zgjedhur malin që ngrihet midis liqenit Maggiore dhe liqenit Orta.

Vajza kalabreze ishte në një udhëtim me të dashurin e saj

Serena Cosentino, 27 vjeçe, nga Diamante (Cosenza), ishte zhvendosur në Verbania disa muaj më parë ku kishte fituar një konkurs si studiuese në Institutin Cnr për Kërkimet për Ujërat, duke marrë shërbimin në 15 mars. Më parë kishte studiuar në Sapienza në Romë. I dashuri i saj Mohammadreza Shahisavandi, 23 vjeç, iranian, gjithashtu vdiq në aksident. Edhe rezulton rezident në Diamante, por jetonte në Romë, ku studionte. Djali kishte shkuar për të vizituar të dashurën e tij në Verbania dhe së bashku kishin shkuar në një udhëtim në Mottarone.

Shuhet një familje e tërë nga Pavia, stërgjyshërit gjithashtu humbën jetën

Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua pothuajse plotësisht në aksidentin e teleferikut të Mottarones në Stresa. Në listën e viktimave rezultojnë Amit Biran, 30 vjeç, gruaja e tij Tal Peleg, 26 vjeçe dhe djali i tyre Tom, 2 vjeç. Djali tjetër 5-vjeçar i çiftit, i cili ishte me ta, u transportua në gjendje shumë të rëndë në spitalin Regina Margherita në Torino ku u operua. Në listën e viktimave janë dhe stërgjyshërit e familjes: Itshak Cohen, 82 vjeç dhe gruaja e tij Barbara Cohen Konisky, 70 vjeç. Ata kishin mbërritur në Pavia disa ditë më parë për të vizituar të afërmit e tyre. Të gjithë kishin shkuar në Piemonte për një udhëtim në Mottarone.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani