Kompania detare të cilës i përkiste anija u ka kërkuar ndjesë familjeve të prekura nga tragjedia dhe premtoi se do bënin të pamundurën që të mos kishte më humbje jete.
Shumë pyetje në lidhje me aksidentin e të mërkurës nuk kanë marrë ende përgjigje, mes tyre as ajo kryesorja se cili ishte shkaku që çoi në mbytjen e anijes 6, 586 tonëshe, të ndërtuar 20 vjet më parë në Japoni.
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, por po bëhen të vështira për shkak të kushteve të këqija të motit. Familjarët e personavë të zhdukur kanë shprehur zemërim dhe pakënaqësinë se operacionet e kërkimit po zhvillohen me ritme të ngadalta.
Ndërkohë një vajzë 6-vjeçare është arritur të shpëtohet, por prindërit dhe vëllai i saj rezultojnë ende të zhdukur. Tragjedia e të mërkurës mund të konsiderohet si aksidenti më i rëndë detar gjatë 20 vjetëve në Korenë e Jugut.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)