Një tragjedi ka ndodhur në kanalin britanik pranë portit Calais ku kanë humbur jetën 27 emigrantë në përpjekje për të tejkaluar kufirin ilegalisht. Pas këtij lajmi tragjik mbetet vetëm për ‘t’i vënë gishtin’ përsonave përgjegjes, këtë të paktën ka nënkuptuar Presidenti Macron në deklaratën e tij lidhur me ngjarjen e trishtë.
Macron bëri thirrje për një "takim urgjent të ministrave evropianë të shqetësuar nga sfida e migracionit" dhe deklaroi se francezët nuk do të lejojnë që Kanali anglez të bëhet "varrezë".
"Do të bëhet gjithçka për të gjetur dhe dënuar ata që janë përgjegjës për incidentin”, pohoi Macron.
Një zëdhënës i Johnson u tha gazetarëve se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe homologu i tij francez kanë rënë dakord të shtojnë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar trafikantët dhe për të parandaluar kalime të tilla vdekjeprurëse në Kanalin Britanik.
“Ata nënvizuan rëndësinë e punës së ngushtë me fqinjët në Belgjikë dhe Holandë, si dhe me partnerët në të gjithë kontinentin nëse duam ta trajtojmë problemin në mënyrë efektive përpara se njerëzit të arrijnë në brigjet franceze”,raportojnë Reuters.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka konfirmuar se katër trafikantë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me përmbysjen vdekjeprurëse. Darmanin e përshkroi anijen si një kurth vdekjeje "shumë të dobët" të krahasueshëm me "një pishinë që ndërtoni në kopshtin përpara shtëpisë suaj".
Dy persona u shpëtuan nga përmbysja dhe që atëherë janë shtruar në spital me hipotermi të rëndë, sipas ministrit të Brendshëm francez.
Megjithëse autoritetet franceze kanë bërë përparime në numrin e kalimeve që kanë parandaluar, përpjekjet e përgjithshme janë penguar nga tensionet Paris-Londër.
Lajmi kryesor: