1767335258_aa.JPG

Foto: Të rinjtë në diskon që u përfshi nga flakët

Autoritetet zvicerane kanë përfunduar identifikimin e katër viktimave të tjera nga tragjedia që ndodhi natën e Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, në qendrën e skive Crans-Montana, dhe i kanë dorëzuar trupat familjeve të tyre.

Sipas njoftimit të policisë së kantonit Valais, pas një procesi të gjatë dhe intensiv identifikimi gjatë orëve të fundit, u konfirmua identiteti i katër shtetasve zviceranë: dy vajza, 21 dhe 16 vjeçe, dhe dy djem, 18 dhe 16 vjeç.

Procesi i identifikimit u krye me ndihmën e njësive të specializuara për viktimat e katastrofave masive (DVI) dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për shkak të rëndësisë së plagëve të shkaktuara nga zjarri.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjeko-ligjore dhe administrative, trupat iu dorëzuan familjeve në mënyrë zyrtare.


Lajmi kryesor:

Nga flakët nga fizhekzjarret në shishet e shampanjës tek mosaktivizimi i sistemit të alarmit të zjarrit, çfarë dihet deri më tani për tragjedinë në Zvicër