DURRES - Kamera e Report Tv ka mbërritur sërish sot në fshatin e tragjedisë në Durrës, Romanat, aty ku një ditë më parë humbën jetën trenjakët e mitur. 

Dhimbja ka pllakosur familjen Konçi të cilët sot në orën 15:00, i japin lamtumirën e fundit tre djemve të moshës 4-vjeçare. 

Ndërkohë heshtja ka izoluar të gjithë fshatin të cilët gjithashtu po e përjetojnë me dhimbje këtë tragjedi.

Shtëpia e familjes Konçi ka dalë jashtë përdorimit për shkak të zjarrit, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet te shtëpia e gjyshërve e cila nuk ndodhet më shumë se 100 m larg.

Artur, Alesio dhe Valerio Konçi humbën jetën tragjikisht mes flakëve brenda në banesë pasi ishin duke luajtur me një shkrepëse.

Ekspertiza përcaktoi se vdekja e të miturve ka ardhur për shkak të flakëve pasi trupat e tyre ishin karbonizuar.