Tragjedia në fushë/ Dwamena pësoi goditje të dytë në zemër pranë fushës stërvitore! Do varroset në Gana! Egnatia merr përsipër shpenzimet

Raphael Dwamena, kapiteni i Egnatias mbylli sytë në orën 13:55 të se shtunës, 11 nëntor 2023, në stadiumin e Rrogozhinës do të varroset në Gana.

Sport klub Egntaia ka marrë përsipër shpenzimet  e udhëtimit për ta dërguar trupin e pajetë në vendlindje. Ndërkohë që është bërë autopsia. Klubi Egnatia pritet të caktojë një orar për të mbajtur homazhet por po shihet një koordinim me mjekësinë ligjore se kur mund të marrin trupin.

Burimet e shqiptarja.com bëjnë me dije se ambulanca kur ndodhi ngjarja kishte defibrilator dhe pas goditjeve ai dha shenja jete. Rrogozhina ka nje spital modest dhe ai u dergua në Kavajë për të marrë një mjekim më të specializuar por futbollisti 28 vjeçar mbërriti atje pa shenja jete.

Mësohet se Dwamena kishte pësuar një goditje të dytë në zemër kur ishte në ambulancë, pikërisht sapo po kalonte pranë fushës stervitore të Egnatias në Lekaj.

28 vjeçari e donte jetën dhe futbollin dhe vdiq pranë fushës ashtu siç e parandjente dhe thoshte “Më mirë të vdes në fushe sesa në një krevat spitali”.

Në ambulancë veç mjekut të spitalit ishin edhe mjekët e dy skuadrave.

Klubi pritet të bëjë homazhe të hënë në “Arena Egnatia” për t'i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit.

Historia tragjike e Dwamenas fillon qysh në vegjëlinë e tij në Ganë. Gjithçka ka nisur në Nkaukau, një qytet i vogël. Raphaeli u rrit nga gjyshja, teksa prindërit e pamartuar e braktisën të vogël. Kur u rrit, megjithëse ishte shumë vonë, ai i takoi sërish prindërit në momentin kur tashmë ishte bërë një lojtar i njohur në Ganë dhe talenti i tij kishte marrë dhenë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Klubi pritet të bëjë homazhe për Raphael Dwamenan, bashkëshortja s’derdhi lot dhe këndoi himne fetare! Raphaeli u rrit nga gjyshja pasi u braktis nga prindërit

Raphael Dwamena, kapiteni i Egnatias mbylli sytë në orën 13:55 të se shtunës në stadiumin e Rrogozhinës, për të lënë dhimbje te shokët e skuadrës, opinionin futbolldashës në vend dhe te të gjithë ata që e njohën si frymëzimin e një djaloshi që nuk u përkul as nga sëmundja e zemrës, që në fund i mori jetën për futbollin.

Vetëm 28 vjeç, Dwamena ka lënë trishtim te Egnatia, me lojtarët që janë prej së shtunës së 11 nëntorit në lot. I martuar me bashkëshorten ganeze, ish-sulmuesi ishte një besimtar i krishterë dhe kjo e frymëzoi gruan e tij që të mos derdhte lot për kalimin në jetën tjetër te burrit të saj. Sipas informacioneve nga klubi rrogozhinas, ajo ishte prezente në ambulancë, spital dhe morg, duke kënduar himne fetare dhe qenë një shembull force për zemrat e dërmuara të kolegëve të Dwamenës.

Klubi pritet të bëjë homazhe të hënë në “Arena Egnatia” për t'i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit.

Historia tragjike e Dwamenas fillon qysh në vegjëlinë e tij në Ganë. Gjithçka ka nisur në Nkaukau, një qytet i vogël. Raphaeli u rrit nga gjyshja, teksa prindërit e pamartuar e braktisën të vogël. Kur u rrit, megjithëse ishte shumë vonë, ai i takoi sërish prindërit në momentin kur tashmë ishte bërë një lojtar i njohur në Ganë dhe talenti i tij kishte marrë dhenë.

Në momentin kur takohet me prindërit, një nga pyetjet që i bëri nëna e tij ishte: “Sa vjeç je fiks?” Ajo nuk e mbante mend se kur e kishte lindur djalin e saj, e kishte harruar. Përtej së gjithash, Dwamena në asnjë moment nuk zgjodhi t’i pyeste prindërit për arsyen që e lanë atë të rritej me gjyshen tij.

Arsyeja? Ai nuk donte të shfaqej mosmirënjohës ndaj gjyshes. Ajo ishte një grua shumë e rreptë dhe autoritare. Besimtare e krishterë dhe drejtoreshë e shkollës së zonës ku jetonte. Për të plotësuar të ardhurat e familjes, gjyshja e lejonte djaloshin e vogël të shiste akullore të bëra vetë.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë