Tragjedia në Genova, ARRSH siguron shqiptarët: S’ka vend për panik, por 7 ura kanë nevojë për ndërhyrje

Tirane- ARRSH-ja mobilizohet për situatën me urat në vend, pas tragjedisë së Genovas, ku humbën jetën 43 persona, mes tyre dy shqiptarë. Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro në një prononcim për mediat tha se në dy vitet e fundit është ndërhyrë në 25 ura, ndërsa institucioni është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha urave.

Sipas drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qendro, situata nuk paraqitet emergjente, por gjithsesi të paktën 7 ura kanë nevojë për ndërhyrje.

“Nga 3.975 vepra publike në vend, 1.200 janë ura dhe monitorohen nga ARRSH-ja, me një kontroll periodik 1 herë në vit dhe ndërhyrje të vazhdueshme gjatë periudhës që mirëmbahen e shfaqen probleme. Ne kemi ndërhyrë në 25 ura dhe më problematiket kanë qenë ura e Mborjes, e Sulotit dhe Zëmblakut. Nuk kemi emergjenca, ndërkohë që kemi dërguar në qeveri disa projekte ku është hapur gara për tenderin, – tha Qendro. – Do kërkojmë buxhet për urat problematike, por e përsëris, nuk jemi në panik, as në emergjencë për urat”.

Kreu i ARRSH-së theksoi po ashtu se problem janë automjetet e rënda që kalojnë në ura, ndërsa sipas tij sinjalistika e vendosur është e saktë.

“Problem janë gërryerjet në këmbët e urave. Kemi menduar të ndërtojnë një urë të re në qytetin e Tepelenës që do të lidhë gjithë aksin e jugut. Kompanitë e naftës dhe kromit nuk i respektojnë rregullat mbi peshën në akset ku kalojnë”. Qendro shtoi se të gjitha urat në vend do të inspektohen. 

Gjeni të renditura ndërhyrjet në urat e administruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të ndara sipas katergorive të mëposhtëme

Urat për të cilat janë kryer rikosntruksione te ndryshme nga Kontratat e Mirembatjes të administruara nga ARrSh dhe Drejtoritë Rajonale me financim nga Buxheti i Shtetit.

1.            Riparimi i Fugaturës Mbikalimi Plepa

2.            Riparimi i urës Rrape - Pukë

3.            Ura Dalje Fushë Arrëz

4.            Riparim Ura Velipojë

5.            Ura Hyrje Voskopojë

6.            Ura Shoshan , B.Curri - Valbonë

7.            Ura Gojan Hardrojë – Qafe Benë

8.            Ure Box Moglicë , Gramsh – Maliq

9.            Mbikalimi Vorë – Fushë Krujë

10.        Ura Dalje Burrel

11.        Dy urat Miliska, Mzi, Qafe Mali – Fierzë

12.        Riparim Ura e Dodës -  Zall Reç

13.        Ura e Erzenit, Tiranë – Durrës

14.        Ura Rrogozhinë – Lushnje

15.        Ura Qafe Thanë – Elbasan

16.        Ura Ersekë – Çarshove

17.        Ura Qinam, Korçë – Ersekë

18.        Urat Qafe Laç – Koman

19.        Mbikalimi Plepa Durres

20.        Ura Mbikalim – Shenavlash , Tiranë – Durrës

21.        Ura Rruga e Rinasit, Qafe Kashar – Rinas

22.        Ritrajtim i urave të vogla Kukës – Peshkopi

23.        Ritrajtim urat e vogla Qafe Benë – K/Hadroj

24.        Ura e re Bypass Peqin, riparim shpatulle Elbasan – Rrogozhine

25.        Ura e re Kaluth , Rruga Permet – Tre Urat

26.        Ura ne segmentin Maliq - Lozhan

 

Nderhyrjet e mëdha në ura. Ndërtim Urash të reja, rikonstruksione thelbësore

1.            Ura e Peqinit

2.            Ura e Sulovës (e re) – në ndërtim

3.            Ura e Skurajve

4.            Ura e Drojës (e re) – në ndërtim

5.            Ura e Zemblakut

6.            Ura e Matit (Burrel – e re)

7.            Ura e Bratajve - përfunduar

8.            Ura e Kucit - Rikonstruksion

9.            Ura Vajgurore - Rikonstruksion shtresash + sinjalistike

10.        Ura ne Bypassin e Ures Vajgurore - urë e re

11.        Ura e Moraves dhe e Hanit - Rikonstruksion + zgjerim

12.        Dy ura mbi lumin Osum - nje e re + rikosntruksion

13.        Rikonstruksion ure Korçë – Erseke

Urat që janë planifikuar në buxhet për hartimin e projekteve të ndërhyrjes apo ndërtimit (aktualisht në proçes tenderimi)

Ura e Leklit

Ura e Dragotit

Ura e Vores

Ura e Tapizes

Ura e Drojes

Ura e Zemblakut

Rikonstruksion i urës së Kaludhit

Nyja në disnivel ne Bushnesh

Ura lidhëse e rrugëve Levan - Tepelenë me Dragot – Tepelenë

Urat të rikonstruktuara në kuadër të implementimit të projektit TAP

1.      Ura e Rrethrrotullimit ,Lushnje - Fier

2.      Ure pranë Lunshnje ,Lushnje - Berat

3.      Ure pranë Karbunarë ,Lushnje - Berat

4.      Ure pranë Çiflig ,Lushnje - Berat

5.      Ure pranë Kolonjë ,Lushnje - Kolonjë

6.      Ure pranë Zharrës ,Fier - Berat

7.      Ure pranë Strumës ,Fier - Berat

8.      Ura pranë Urës Vajgurore ,Ura Vajgurore - Poshnje

9.      Ure pranë Poliçanit ,Uznovë - Poliçan

10.  Ure pranë Uznovës ,Uznovë - Poliçan

11.  Ura Cesma e Thatë ,Uznovë - Poliçan

12.  Ure pranë Poliçanit ,Berat - Poliçan

13.  Ura e Selanit ,Bogove - Corovode

14.  Ure pranë Kakruk ,Corovode - Kakruk

15.  Ure pranë Hoxhare ,Fier - Seman

16.  Ure pranë Hoxhare ,Fier - Seman

17.  Ura e Floqit ,Korçë - Erseke

18.  Ura e Kuçit, Lushnje - Berat

19.  Ura e Ngjales ,Lushnje - Fier

20.  Ure pranë Kolonjes ,Lushnje - Fier

21.  Ura e Kumanit ,Fier - Berat

22.  Ura e Poliçanit ,Uznove - Poliçan

23.  Ura e Vertopit ,Uznove - Poliçan

24.  Ura Zagore ,Uznove - Poliçan

25.  Ure pranë Provonikut ,Berat - Poliçan

26.  Ure pranë Kakrruke ,Corovode - Kakruke

27.  Ure pranë Kthesa e Radostines ,Fier - Seman

28.  Ure pranë Topojes ,Fier - Seman

29.  Ura e Vodices ,Uznove - Poliçan

30.  Ura Vajgurore ,Ura Vajgurore - Berat

31.  Ure pranë Hoxhare ,Fier - Seman

32.  Ure pranë Kashtebardhe ,Lushnje - Berat

33.  Ure pranë Fier Shegan ,Lushnje - Berat

34.  Ure pranë Karbunare ,Lushnje - Berat

35.  Ure prene Poliçanit ,Berat - Corovode

36.  Ure pranë provonikut ,Corovode - Kakruke

37.  Ura e Korçes Nr.1 ,Korçë - Erseke

38.  Ura e Kamenices Nr.1  ,Korçë - Erseke

39.  Ura e Kamenices Nr.2 ,Korçë - Erseke

40.  Ure pranë Mollaj ,Korçë - Erseke

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 20/08/2018 14:39

    Nuk la nevoje per panik,por MOS ndodhte se nr i viktimave do jete sa 5 fishi i Gjenovas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja