Tirane- Qeveria lëvroi 1 milion lekë të reja familjen Lushi e cila më 19 shtator 2024 humbi nënë e bir nga flakët që përpinë banesën
Ngjarja tragjike ndodhi në Has ku Fatime Lushi, 82 vjeçe dhe i biri 57 vjeç, Rexh, humbur jetën nga flakët që përpinë banesën e tyre në fshatin Nikoliq të Hasit, ndërsa mundi të shpëtonte bashkëshortja e Rexhës.
Kryetari i bashkisë së Hasit, Miftar Dauti tregoi ndihmën që ka ofruar Drejtoria e Pergjithshme e Emergjenca Civile, qeveria dhe bashkia në mbështetje të familjes.
“Mbrëmë sollëm ndihmat nga emergjencat civile në Tiranë për familjen. Bazuar nga vendimet e qeverisë, për dy viktimat do të jepen 500 mijë lekë të reja. Ndërsa ne si bashki do të heqim shpenzimet e varrimit”
Duke kujtuar zjarrin që përpiu banesën në orën 02:00 të mëngjesit tregon
“Ende nuk dihet shkaku i vërtetë por 100% them se ka qenë nga shkëndija elektrike, rezistenca. Se aty është gjetur një rezistencë. E ndjera ka qenë e moshuar dhe ajo mund ta ketë harruar ndezur” thotë Miftar Dauti
-
Ne titull shkruan lek te vjetra,ndersa brenda lajmit lek te reja. Shtrohet pyetja qe sa kohë ka filluar të përdoret ,,leku i ri'' dhe pyetja tjeter edhe sa do përdoret ''leku i vjeter''. Vërtet ky abnormalitet në Shqiperi duket normal, ama realiteti është se ky fenomen është vërtet një çmenduri e llojit të vet!!!
Përgjigju











Komente
Komento