TIRANE - Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit burg për 29 vjeçarin i cili mbrëmjen e së hënës hodhi nga dritarja e katit të IV të maternitetit foshnjën e tij 3 ditëshe. Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe prokuroria kërkon në gjykatë masën e arrestit burg pa afat ndërsa avokati mbrojtës pretendon se klienti i tij ka probleme mendore.

Gjatë ditës së djeshme 29 vjeçari është shfaqur kontradiktor, i përçartë dhe aspak bashkëpunues me hetuesit gjatë seancës së marrjes në pyetje për të kuptuar motivet që e shtynë të kryente motivin makabër, atë të të flakjes nga materniteti të krijesës së vet.

DYSHIME SE KRIMI MUND TE JETE KRYER
Ndonëse paraprakisht hetuesit në aktakuzë kanë përshkruar gjendjen mendore të Bibës si depresive dhe të rënduar psikologjikisht duke e motivuar aktin e tij me këtë gjendje, ka dyshime se Biba mund ta ketë kryer aktin e tij në gjakftohtësi të plotë dhe se tashmë ai mund të jetë duke luajtur rolin e një personi me të meta mendore. Këto dyshime kanë lindur sidomos gjatë ditës së djeshme kur hetuesit janë informuar në lidhje me debatet familjare dhe gjendjen e “nderë” që ekzistonte mes familjes së Hysen Bibës dhe familjes së bashkëshortes së tij gjatë gjithë shtatzanisë.

hysen biba
(ne foto Hysen Biba)

FAMILJA E BIBES NUK PRANON NUSEN NË SHTËPI

Bashkëshortja e Hysen Bibës është rreth 25 vjec, çifti ka dhe një djalë dy vjeç e gjysmë. “Ndërsa gruaja është duke vuajtur dhimbjen e vrasjes së foshnjës, jashtë familjarët e burrit kanë pohuar se nuk do ta marrin gruan e re në shtëpi, pa iu kryer më parë foshnjës ADN-ja, që sipas tyre do të vërtetojë nëse fëmija ishte fryt i një lidhjeje jashtëmartesore. Disa ëshmitarë në maternitet kanë treguar se përpara se të kryente aktin makabër, Hysen Biba dukej i qetë dhe kishte shkuar në maternitet për t’i dërguar ushqimin bashkëshortes. Mësohet se 29-vjeçari do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore te tij. Gruaja e Bibës ka lindur me operacion, pasi djali peshonte 4 kilogramë e 100 gramë. Fëmija dhe nëna gëzonin shëndet të mirë dhe ishin vendosur në dhomën numër 5 të pavijonit të nënave që lindin me operacion.”- shkruan gazetari Habjon Hasani në shkrimin e botuar sot në gazetën Shqiptarja.com me titull “Hysen Biba: Nuk e di pse e vrava djalin tim” .


(sg/shqiptarja.com)