Hysen Biba, 29 vjeçari i cili hodhi nga dritarja e katit të katërt të maternitetit foshnjën e tij vetëm 3 ditëshe vuante nga çrregullime mendore.
Për ta vërtetuar, familjarët e të riut, i cili shokoi mbarë opinionin publik kanë dokumente mjekësore ku vërtetohet se ai është i sëmurë mendor.

PROFILI I BABAIT VRASES
Daja i 29 vjeçarit Mehmet Toshi, ka hedhur dritë jo vetëm për sëmundjen mendore që kishte mbërthyer prej një viti nipin e tij. Hysen Biba kishte më shumë se një vit që po mjekohej me ilaçe dhe ushtronte dhunë jo vetëm ndaj nuses por dhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes. 
"Ka një vit e gjysëm që kurohet vazhdimisht. Ka punuar punë të dobëta. Probleme ka patur vazhdimisht. Dhunë jo vetëm te bashkëshortja por dhe tek të tjerët."-   Madje ai shpreh dhe rezervat ndaj mjekëve për trajtimin e shëndetit mendor të nipit të tij.“Ç’mund të bëjë një i sëmurë që të shtrohet në fund të fundit”.

Daja sqaron dhe historinë që përflitet këto ditë në media mbi faktin se vrasja mund të ishte kryer pasi Hysen Biba dyshonte për atësinë e fëmijës.

“Në vlerësimin tonë për nusen e nipit nuk kemi pasur asnjë mendim negativ. As që kemi kërkuar të bëjmë ADN-në e fëmijës. Ne kërkojmë të jetë i pafajshëm pasi krimi është bërë për shkak të sëmundjes, dhe të kurohet”- thotë Mehmet Toshi në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta të Tv A1 Report.

LAMTUMIRA E VOCERRAKUT
Ceremonia mortore e foshnjes ishte bërë dje nga familja e Hysen Bibes, dhe daja rrëfeu se familja e nuses nuk kishte qenë e pranishëm. “Ata ishin të ftuar. Pritëm por nuk erdhën” - thotë Mehmet Toshi duke u përpjekur të sqarojë se mes tyre dhe familjes së Linditës nuk kishin pasur konflikte .
Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit burg për 29 vjeçarin i cili mbrëmjen e së hënës hodhi nga dritarja e katit të IV të maternitetit foshnjën e tij 3 ditëshe. Ai akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe prokuroria kërkon në gjykatë masën e arrestit burg pa afat ndërsa avokati mbrojtës pretendon se klienti i tij ka probleme mendore.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)