Tragjedia në Nju Jork, i dha makinës në gjendje të dehur dhe u përplas, 30-vjeçari shqiptar merr vesh në sallën e gjyqit që i ka vdekur e fejuara shtatzënë nga Kosova

Tragjedia në Nju Jork, i dha makinës në gjendje të dehur dhe u përplas, 30-vjeçari shqiptar merr vesh në sallën e gjyqit që i ka vdekur e fejuara shtatzënë nga Kosova

Aksidenti në New York

30-vjeçari shqiptar Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksident tragjik që i mori jetën të fejuarës së tij shtatzënë, ka dalë dje para gjykatës në SHBA ku është njohur dhe me lajmin tragjik.

Adem Nikeziq, 30 vjeç, qau në mënyrë të pakontrolluar gjatë paraqitjes së tij të parë para gjykatësit, pasi avokati i tij dha lajmin se e fejuara e tij shtatë muajshe shtatzënë dhe vajza që prisnin të vinte në jetë kishin vdekur.

"Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur," tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte [në sallën e gjyqit]. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë. Ai në fillim ishte plotësisht në mosbesim.”

Nikeziq, i cili u soll në gjykatë në një karrige me rrota dhe i veshur me rroba spitali, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, sulm me automjet dhe ngjarje në gjendje të dehur në aksidentin vdekjeprurës.

E fejuara e tij, Adriana Sylmetaj, 23 vjeç, motra e së cilës është një police NYPD-së – ishte në sediljen e pasagjerit kur fuoristrada e çiftit goditi një barrierë dhe një shtyllë shërbimi herët të shtunën, me automjetin që u nda në gjysmë, thanë prokurorët në gjykatë. E motra e saj u shpreh se së fundmi kunati i saj kishte filluar të pinte pasi kishte ndërruar jetë i ati i tij. 

Viktima, Adriana Sylmetaj

Ai do të kthehet në gjykatën e Staten Island të enjten.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re

E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re