Pas ngjarjes tragjike në Himarë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp dhe e ka konsideruar një ngjarje shumë të rëndë, e cila ka ndodhur për shkak të arrogancës së Qeverisë dhe Kryeministrit Rama. Meta tha se autori ka qenë i dënuar më parë, por Qeveria e ka riintegruar sërish në polici.
Meta tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar, pasi ka ardhur pas dy ngjarjeve të tilla në bregdet dhe autoritetet policore nuk kanë marrë asnjë masë.
“Një vrasje e paralajmëruar. Pak ditë më parë patëm rastin në Jalë. Raste të tilla kemi pasur edhe në Radhimë, edhe në shumë zona të tjera të vendit. Menaxhimi mbetet katastrofik. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe. Si mund të dilet dhe të thuhet se përgjegjësia është individuale. Të gjithë qytetarët janë të bindur se arroganca që demonstrojnë individë dhe drejtues të shumtë të policisë nuk ndodh rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër kaq të rëndë sot ka qenë i pezulluar dhe i dënuar në të kaluarën dhe i riintegruar në Policinë e Shtetit”, tha Meta.
Meta tha se këto ngjarje të tilla tregojnë që shteti ka rënë dhe polici nuk është në dispozicion të qytetarëve, por përdoret nga politikanët për të vjedhur zgjedhjet dhe lejuar trafikun e drogës. Sipas Metës, duhen marrë masa të menjëhershme për këtë ngjarje, e cila përveçse është shumë e rëndë, po dëmton ehe imazhin e sezonit turistik.
Në fjalën e tij, Meta u shpreh se duhet të ketë zona të caktuara në plazhe, që të përdoren vetëm për mjetet lundruese dhe të mos afrohen te pushuesit, pasi jeta e tyre po vihet në rrezik nga manovrat që bëjnë drejtuesit e motorëve të ujit. Ndërsa shtoi se këto zona duhet të jetë në monitorim gjatë gjithë kohës.
Nisur nga ngjarja në Himarë, ku gomonia përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Ilir Meta thotë se duhet të ketë zona të caktuara në plazhe vetëm për mjetet lundruese dhe të mos afrohen të pushuesit. Meta thotë se këto zona duhet të jetë në monitorim gjatë gjithë kohës.
“Duhet të ketë zona të caktuara, strikt qe monitorohen, duhet të ketë përgjegjësi kush i licencon, kush i kontrollon këto mjete dhe përgjegjësi për ata që nënvlersojnë zbatimin strikt të rregullave. Kjo vjen nga fryma tepër e politizuar dhe patronazhiste në policinë e shtetit. Nuk vjen nga mungesa e ligjeve. Nuk është rast individual, duhet të hetohet çfarë ka ndodhur, pse është liruar e pezulluar nga policia e shtetit, pse është rientegruar. Duhet hetuar ka qenë me licencë apo jo meti. Situata të tilla nuk kalojnë me deklarata të tilla po e shohim, duam polici të fortë dhe policia e fortë parandalon.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ngjarja në Himarë është shumë e rëndë, ndërsa shprehet se policia duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë ngjarje. Sipas Metës, përveçse është një ngjarje tragjike, po dëmtohet edhe imazhi i sezonit turistik
“Duhet të ketë masa të menjëhershme që të vihet besimi mes policisë e popullit se vetëm në këtë mënyrë policia mund ta bëjë me sukses punën e saj. Për të mos u dëmtuar imazhi i sezonit turistik. Mjaftojnë çmimet shumë të larta, dhe ngjarje të tilla tronditin shumë besimin e qytetarëve tanë, por edhe të turistëve të huaj. Kërkohet profesionalizëm krejt tjetër për të menaxhuar sigurinë e plazhit, kërkohet polici e shtetit dhe jo më e regjimit patronazhist”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren. Meta thotë se këto ngjarje tregojnë se shteti ka rënë, ndërsa thotë se kjo nuk është policia që i duhet popullit. Sipas Metës, policia përdoret nga pushtetarët për të vjedhur zgjedhjet dhe lejuar trafikun e drogës. Ai shprehet se duhet të merren masa të menjëhershme që të vihet besimi mes policisë dhe qytetarëve.
"Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në mes të institucionit të policisë, ku u goditën polici me polic, tregojnë që shteti ka rënë, që policia nuk është ajo që e duam, që do populli, përkundrazi nuk është në shërbim të popullin, por përdoret si instrument për t’i frikësuar, për ti shtypur. E kemi parë këtë arrogancë sesi rrëmbehen të rinj e të reja nga ca banditë me kapuça që vazhdojnë në policinë e shtetit. Kemi parë sesi policia tolerohet në situata të tilla vetëm se përdoret si instrument për vjedhjen e zgjedhjeve dhe lejuar trafikun e drogës. Kremi raste të rënda si helikopteri në Vermosh. Nuk i jepet asnjë sqarim medias e opinionit publik. Është koha që të reagohet me forcë që ti jepet fundit përdorimit të policisë si një instrument shtypës ndaj popullit", tha Meta.
Ashtu sic u //riintegrove// dhe ti,vetem me nje ndryshim,se ky polici u arrestua dhe doli ne gjyq,ku fitoi pafajesine, se nuk kishte fat te kishte mik nje Berishe qe t'a /riintegronte/pa gjyq, vetem me nje darke e nje foto para kamera,sic kishe ti!Dhe u /riintegrove/kaq mire sa na u bere president! Likja te detyron te besh avokatin e Djallit!
Përgjigju