Tragjedia në Sarandë/ Identifikohet kamarieri 17 vjeçari që e zuri poshtë ashensori, ishte i afërm i pronarit të lokalit Spiro Iljadhi

Tragjedia në Sarandë/ Identifikohet kamarieri 17 vjeçari që e zuri poshtë ashensori, ishte i afërm i pronarit të lokalit Spiro Iljadhi

 1693033836_antoniodelilaj.jpg

Viktima Antonio Delilaj

Identifikohet 17 vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori në club “Orange” ai është Antonio Delilaj. Sipas Report Tv djali ishte i afërm i pronarit të lokalit, Spiro Iljadhi i cili është shpallur në kërkim. 

Adoleshenti ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës.

“Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë mbrëmë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, këngëtari ende nuk kishte dalë në skenë kur klientët janë njoftuar se duhej të largoheshin. 

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit duke e akuzuar për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”

 

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi: 

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .


Lajmi kryesor:

Tragjike në Sarandë, vdes kamarieri 17-vjeçar te Club ‘Orange’! I ra në kokë kavoja e ashensorit! Arrestohet montuesi! Në kërkim pronari i lokalit, Spiro Iljadhi


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja