Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Tëksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga teknikun që kishte montuar ashensorin e mallrave, Lulëzim Allkushi, i dyshuar për ”shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i “Orange Club” Spiro Iljadhi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Iljadhit.  Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Rastet kur ashensorët pësojnë defekte nuk janë të pakta në vendin tonë. Përgjegjegjës për kolaudimin e tyre është Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut. Por inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut heq përgjegjësinë nga vetja, pasi thotë se pas verfikimeve të kryera në terren konstatuar se pajisja nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për të transportuar mallra, prandaj nënvizon ISHMT nuk janë kryer kontrolle.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe nxjerrjen e përgjegjësve vazhdojnë nga policia e prokuroria e Sarandës. 

Pronari në kërkim
Ndërsa pronari i lokalit, një person me precendent, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në lokal në momentin e aksidentit.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar  'Orange" në Sarandë, që njihet dhe si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë ai rezulton pronar edhe i Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil.  Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'.  Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Tragjedia në Sarandë/ Ja ku humbi jetën 17-vjeçari që punonte si kamerier te Club Orange! ISHMT: S'ishte ashensor, por pajisje e përshtatur për transport mallrash

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”. Antonio, nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.

Teksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë. Siç shihet edhe në këto foto, i mituri humbi jetën pikërisht nga kjo pajisje.

Inspektorati Shtetëror i Mbykjqyrjes së Tregut nga ana e tij pas verifikimit në terren ka konkluduar se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por në një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti ndaj dhe më herët nuk ka patur inspektime nga ISHMT-JA.

‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.’- njofton ISHMT.

 

Ora 15:53
Vdekja kamerierit te Club ‘Orange’, dëshmitari: Po prisnim këngëtarin, stafi filloi të bërtiste! Ishte shumë e dhimbshme

1693034157_antoniodelilaj.jpg

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

"Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skena kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë... gjynah djali ri kjo është jeta se dimë kur e kemi"- thotë një dëshmitar te JOQ.

Ora 15:00
Tragjedia në Sarandë, inspektoret e ISHMT-së në vendngjarje për të verifikuar pajisjen që shkaktoi vdekjen e kamarierit 17-vjeçar

1693034054_Screenshot3.jpg

Inspektoret e ISHMT ndodhen në terren për të verifikuar pajisjen që shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën Antonio Delilajt, ndihmëskamarierit 17-vjeçar që punonte në clubin “Orange”, në Sarandë.

 

Ora 11:39
Tragjedia në Sarandë, pronari i lokalit 'Orange' nuk ndodhej aty kur kavoja e ashensorit zuri poshtë 17 vjeçarin

1693034130_spiroiljadhiantoniodelilaj.jpg

Spiro Iliadhi dhe Antonio Delilaj (djathtas)

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e klubit “Orange” ku ndodhi dhe vdekja tragjike e 17 vjeçarit Antonio Delilaj. 

Mësohet se Spiro Iliadhi nuk ka qenë në lokal në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike por ka komunikuar me punonjësit të cilëve u ka kërkuar të ndërpresin punën, mbyllin lokalin dhe të thërrisnin policinë dhe ambulancën.Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të marrë trupin e 17 vjeçarit.

Ora 09:27
Vdes kamerieri 17 vjeçar i Club 'Orange'! Në qershorin e 2021 pronari Spiro Iljadhi u qëllua me 20 plumba pas një konflikti afër lokalit

1693033553_Screenshot2.jpg

Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi 37 vjeç, pronar i një prej klubeve më të njohura të natës në Sarandë “Orange” në Sarandë, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të castit.

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar "Bar Orange" në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'. “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.

Ora 09:20
Detaje nga vdekja tragjike në Sarandë/ Kamerieri 17 vjeçar brenda ashensorit, kavoja e këputur e ka goditur në kokë

1693034074_antoniodelilaj.jpg

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Club Orange në Sarandë.

17 vjeçari Antonio Delilaj  ka qenë duke marrë disa koli uje nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën, informon Report TV.

Mjaft rrethana të ngjarjes ende janë të paqarta dhe pritet që të sqarohen më tej nga grupi hetimor.

Ora 09:06
Tragjedia në Sarandë/ Identifikohet kamarieri 17 vjeçari që e zuri poshtë ashensori, ishte i afërm i pronarit të lokalit Spiro Iljadhi

 1693033836_antoniodelilaj.jpg

Viktima Antonio Delilaj

Identifikohet 17 vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori në club “Orange” ai është Antonio Delilaj. Sipas Report Tv djali ishte i afërm i pronarit të lokalit, Spiro Iljadhi i cili është shpallur në kërkim. 

Adoleshenti ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës.

“Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë mbrëmë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, këngëtari ende nuk kishte dalë në skenë kur klientët janë njoftuar se duhej të largoheshin. 

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit duke e akuzuar për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”

 

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi: 

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .